TEKSTESHQIP

Adelina: Gjatë 2015 Kam Realizuar Shumë Plane Dhe Projekte

2-1-2016
Adelina: Gjatë 2015 Kam Realizuar Shumë Plane Dhe Projekte
Këngëtarja Adelina Emini gjatë këtij viti publikoi projektin e saj "Afër Meje", një këngë ritmike e punuar nga Alandy e cila u pëlqye mjaft shumë.

Edhe pse nuk publikoi më projekte që nga stina e verës, ajo prap se prap nuk harrohet nga publiku. Adelina tregon se ka pasur një vit të mbarë dhe me plot suksese.

"Vitin 2015 e konsideroj si vit të suksesshëm gjatë të cilit kam realizuar shumë projekte dhe plane të cilat ia kam parashtruar vetës. Kam realizuar planet dhe qëllimet të cilat për mua janë më primare e që kanë të bëjnë me punën rreth përgatitjes dhe mbrojtjes së temës së doktoratës në Fakultetin Ekonomik pranë UP-së." - ka thënë Adelina për IndexOnline.

Ndërsa e pyetur se çfarë pret në 2016-tën ajo ka thënë: "Nga viti 2016 së pari pres që të kem energjinë dhe vullnetin e vitit2015 dhe të realizoj planet dhe projektet si nga aspekti muzikor ashtu edhe nga aspekti arsimor konkretisht përfundimi i temës së doktoraturës dhe mbrojtja e së njejtës diku nga mesi i vitit 2017. Shpresoj të kem më shumë kohë të lirë dhe të realizoj të gjitha objektivat e parashtruara në punë."
(B.A/Teksteshqip.Com)

Komente 0