TEKSTESHQIP

Adelina Emini Është Ende “Single“

11-8-2013
Adelina Emini Është Ende “Single“
Këngëtarja shqiptare, Adelina Emini, ka deklaruar se përkundër faktit që këndon këngë dashurie, ajo vazhdon të jetë pa të dashur.
Adelina, e cila ka nxjerrë në treg hitin "Ai Moment", i cili është pritur mirë nga publiku dhe kritikët e muzikës, ka thënë për Zëri se përkundër faktit se ajo i këndon dashurisë, ajo nuk është e dashuruar.

"Pjesën dërmuese të këngëve të mia i kam me tematikë dashurie, mirëpo e vërteta është se asnjëra prej tyre nuk kanë të bëjnë me jetën time private. Edhe këtë këngë që mban titullin "Ai Moment" e kam zgjedhur për shkak se ka një tekst të mrekullueshëm dhe ajo nuk ka të bëjë me jetën time private".

"Në fakt, jetën time private nuk dua ta publikoj për të tjerët, dua ta mbaj për vete, por nëse adhuruesit e mi duan të dinë më shumë, atëherë mund të konfirmoj se s’kam të dashur dhe jam single", ka thënë Adelina.
(Telegrafi)

Komente 0