TEKSTESHQIP

Hiti I Adelinës

21-8-2013
Hiti I Adelinës
Këngëtarja Adelina Emini ka lansuar një këngë të re bashkë me videoklipi që quhet "Ai moment", e cila, sipas saj, është pritur mirë nga publiku.

Këngëtarja në një intervistë për Express ka treguar për realizmin e kësaj kënge, suksesin e saj, për planet në të ardhmen në muzikë, por nuk ka dashur të flas shumë për jetën private dhe për thashethemet.

Express: Sapo keni lansuar videoklipin e këngës "Ai moment". Si është pritur deri me tani nga publiku?

Adelina: Jam shumë e kënaqur deri me tani më pritshmërinë e publikut rreth kësaj kënge. Në disa radio ajo është në vendin e parë në top-listë dhe gjithashtu ka hasur në një hapësirë shumë të mirë të transmetimit edhe nëpër TV pasi që këngë ka ritme verore, ngjyra, hare, lumturi dhe dashuri.

Express: Si dhe kur vendoset ta bëni këtë këngë?

Adelina: Gjithsesi kënga është me ndryshe se këngët paraprake. Unë para kësaj këngë jam paraqitur me një baladë e cila është mirëprit po ashtu shumë mirë nga publiku. Këtë herë vendosa që të vijë me një këngë që ka më shumë ritëm. Unë mundohem që këngën ta punojë me vlera që të jetojë sa më gjatë dhe jo vetëm për një periudhë të caktuar kohore...
Express: Ku janë bërë xhirimet e videoklipit?

Adelina: Xhirimet e klipit i kam bërë në Budvë dhe në Shën Stefan. Ishte një ambient shumë i ngrohtë dhe shumë veror që e ka përkuar shumë mirë me ritmet e këngës. Kemi punuar shumë gjatë dhe me një përkushtim shumë të madh si për këngën e po ashtu edhe për videoklipin. Jam shumë e lumtur që për pak kohë kam marrë shumë komente e vlerësime pozitive nga miqtë dhe profesionistët si për këngën po ashtu edhe për videoklipin. Kjo me bën shumë krenare pasi që është një rrugëtim shumë i gjatë deri të finalizmi i një projekti të tillë.

Express: Ta lëmë anash këngën. A je e dashuruar?

Adelina: Sa i përket jetës private, ajo mbetet private.

Express: Çfarë meshkujsh të pelqejnë?

Adelina: Të jetë i mençur, komunikativë dhe mbi të gjitha të dijë të me vlerësojë dhe respektojë për atë që jam.

Express: Kush përkujdeset për grimin dhe gjerat e tjera për ju?

Adelina: Për grimin e flokët Sellma dhe Kaci, e për stylingun Teuta Matoshi Duriqi në këtë videoklip.

Express: A do të realizoni ndonjë këngë në vjeshtë?

Adelina: Nuk kam menduar ende se a do të realizojë ndonjë këngë tjetër në vjeshtë. Për momentin jam duke e shijuar suksesin e këngës "Ai moment".
Express: A keni kënduar gjatë verës në ndonjë vend bregdetar?

Adelina: Sigurisht që kam qenë prezente në vendet bregdetare me koncerte dhe gjithnjë është një pritje shumë e mirë nga të gjithë fansat e mijë.

Express: A ka pasur sukses albumi i juaj?

Adelina: Albumi ka pas mjafte sukses.

Express: Si e kalon një ditë të zakonshme? Del, rri ne shtëpi, apo ke dëshirë të rrish më shumë me shoqe?

Adelina: Po sikur edhe të gjithë ata që punojnë edhe Adelina ditën e fillon që në orën shtatë të mëngjesit, pasi që më duhet të zgjohem e përgatitem për punë. Pjesa më ë madhe e ditës më kalon në orarin e punës dhe pas orës 17.00, normalisht mundohem të gjej edhe pak kohë për shoqëri dhe familje. Nëse kam ndonjë angazhim ekstra, atë e kryej menjëherë, sepse kam dëshirë që punët të cilat më duhet t’i kryej sot, asnjëherë mos t’i lë për ditën e nesërme. Ditët e fundit, pas editimit të këngës, kam obligime më shumë, me intervista, emisione, apo edhe takime tjera. Përndryshe, arrij t’ia dal që të gjitha obligimet që kam t’i përmbyll brenda asaj dite.
Adelina Emini
Ai Moment
[Teksti dhe Klipi]
(Express)

Komente 0