>
BIOSHQIP

Adelina Ismaili Ndez Diskon “Rinora4” Në Zvicër

12-06-2014
Pop këngëtarja e njohur Adelina Ismaili rikthehet pas një kohe me koncerte. Së fundi ka qenë në një diskotekë në Zurich duke performuar para fansave të saj hitet e pavdekshme.



Ndonëse sezona e verës veçse ka filluar e bashkë me të edhe koncertet e shumta, Adelina Ismaili sezonin e verës e ka filluar në Zvicër, para se të kthehet në Kosovë ku do të vazhdojë me koncerte të shumta dhe të publikojë disa projekte të cilat është duke i realizuar dhe do i sjell si befasi për fansat dhe publikun shqiptarë.



Atmosfera e nxehtë që ka mbizotëruar në Zurich do të mbahet mend gjatë, pasi të pranishëm kanë qenë mbi 2000 persona, aq sa është kapaciteti maksimum i diskos Rinora4. Koncerte nuk do ketë shumë për shkak se vendet që e ftojnë atë duhet të plotësojnë disa kushte teknike që diva të performojë në ato vende.



Adelina nuk ka hezituar asnjëherë të tregojë se ka qenë dhe mbetet adhuruese e presidentit historik Ibrahim Rugova.

Ajo në rrjetin social “Facebook”, ka publikuar një fotografi me Ibrahim Rugovën duke i cituar një fjali të presidentit historik.

"Në jetë duhet pasur vullnet dhe durim, të mirat vijnë pastaj" I.R. , ka shkruar Adelina Ismaili.
(Express)

Adelina Ismaili Ndez Diskon “Rinora4” Në Zvicër