Adelina Këndon Me Përkrenaren E Skënderbeut
4-7-2014
Këngëtarja Adelina Ismajli pas disa viteve është kthyer në Prishtinë. Ajo ka kënduar në Sheshin Ibrahim Rugova derisa në fund të paraqitjes së saj ajo ka qenë e emocionuar saqë nuk ka mundur t’i përmbajë lotët.
Adelina Ismajli është rikthyer në shtëpinë e saj pas disa viteve për të kënduar në Sheshin Ibrahim Rugova në Summer Fest.
Ky festival që organizohet nga Top Channel dhe DigitAlb për çdo vit, sivjet ka ardhur edhe në Prishtinë derisa publiku e ka mirëpritur mirë.
E fundit në të është paraqitur Adelina e cila para koncertit ka bërë edhe fotografi të ndryshme me adhuruesit e saj.
Këngëtarja në fillim është paraqitur me një remix të këngës së saj "Pink Panter", ndërkaq më vonë e ka këndu Sajzezën, njëra prej këngëve më të njohura të saj.
Por, ajo që ka qenë më interesant ishte paraqitja e Adelinës me përkrenaren e Skënderbeut në skenë, përderisa këndojë këngën që ka të njëjtin titull "Skënderbe".
Por, ajo që ka qenë më interesant ishte paraqitja e Adelinës me përkrenaren e Skënderbeut në skenë, përderisa këndojë këngën që ka të njëjtin titull "Skënderbe".
Pas kësaj paraqitje interesante të saj, ajo ka thënë se "Kosova është Gjergj Kastriotit", ndërkaq më vonë ka shtuar se "E dua Prishtinën sepse këtu e kam Zanfinën (motrën e saj).
Megjithatë këngëtarja nuk ka mundur t’i përmbahet lotëve derisa publiku prishtinas e ka mirëpritur mirë atë.
(Express)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0