TEKSTESHQIP

Adelina Ismaili, Denoncon Kërcënuesin E Saj

17-9-2014
Adelina Ismaili, Denoncon Kërcënuesin E Saj
Këngëtarja Adelina Ismaili ka bërë të ditur nëpërmjet fan page-it të saj zyrtar në facebook se ka denoncuar një person i cili sipas saj e ka kërcënuar vazhdimisht dhe ka hapur dezinformata rreth këngëtares. E që ky person mendohet të jetë në ndjekje nga Policia.

Ky është shkrimi i këngëtares në fan page-in e saj:
Të nderuar miq! Jemi të lumtur t`iu informojmë se sot në Zvicër është nisur procedurë policore kundër T.Z. nga Basel (emri dhe mbiemri i njohur për policinë në Zvicër) i cili/e cila pa ndalur ka kërcënuar dhe përhapur dezinformata tejet të rrezikshme për Divën Adelina Ismaili dhe për ne miqtë/fansa të saj, si në rrjetet sociale, poashtu edhe në portale, medija të shkruara,etj. Kërcënime të cilat kanë nisur që nga fillimi i turneut veror 2014 të Adelina Ismaili-t në Kosovë, Shqipëri dhe Malin e Zi.

Jemi të lumtur që vajza e parë e muzikës moderne në botë që u quajt DIVA E BALLKANIT në Europë, nuk është askush tjetër pos ADELINA ISMAILI.
Ju duam, dhe ju falenderojmë për përkrahjen.

Adelina fan club.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Komente 0