TEKSTESHQIP
Adem Ramadani & Meda - Ezel
Adem Ramadani & Meda
Ezel

Komponimi dhe teksti është përshtatur nga Adem Ramadani, teksa për këngën ka punuar si orkestrues Mevlan Kurtishi. Dëshira për të ardhur artistikisht ndryshe, ishte arsyeja pse hiti në fjalë godet dhe vjen tek adhuruesit e shumtë i punuar këndshëm me një videoklip muzikor, i cili impaktoi platformat online më 28 Shkurt 2025 dhe menjëherë pas publikimit u kuptua se bëhej fjalë për një super-këngë.
Teksti :: Song Lyrics
Qysh n'ezel për Zot t'pranova
Erdha n'këtë bot' e t'harrova
Kaloj ymri shkoj sa ora
Nga kjo bot' asgja nuk mora

Sa kesh f'mi sa m'erdh pleqnia,
Qaj për gabimet e mia
Kaloj jeta shkun shum' vite
Si një dit' a një gjys dite

Prono lutjet Zot prej meje
s'ka kush më fal përveç Teje
Krejt gjynahet e k'saj bote
Asgja s'jan' te mëshira Jote

Mashtru na ka v'lla kjo dunja
Për evlad e për mall tuj nga
Më n'fund ata që shumë t'deshtën
T'mlojnë me dhé e të lan vetëm

Nuk ban ferk varri more v'lla
Je zengin a je fukara
Aty del n'shesh e verteta
Gjithkush me amele t'veta

Prono lutjet Zot prej meje
s'ka kush më fal përveç Teje
Krejt gjynahet e k'saj bote
Asgja s'jan' te mëshira Jote

VIDEOKLIPE

Komente 0