TEKSTESHQIP
Adnan Daci - Gurbeti
Adnan Daci
Gurbeti

Muzika e këngës u kompozua nga Emin Aliu, për tekstin u kujdes Sami Aliu, ndërsa për arranzhimin punoi Rrahman Kryeziu. Ky krijim artistik prezantohet i kompletuar në dimensionin vizual me një videoklip, video produksioni i të cilit është përgatitur nga BUG Production, teksa u xhirua nga Lirim Ahmeti. Premiera është publikuar me datë 31 Janar 2026.

TEKSTI :: SONG LYRICS

Vec ta dish evladi jem
Skam besu se vjen kjo ditë
Me ju lut Zotit cdo natë
Kthema djalin që e kam rritë

Ah un i mjeri
M'kalun sa pranvera
A do t'më njeh nana
Kur ti shkoj te dera!

Refren
O gurbet s'ta baj hallall
Ti e len nanën pa djalë
Ti e len nanën pa djalë

Nuk po del dielli as hana
Për gurbet nuk t'rriti nana
Për gurbet nuk t'rriti nana

M'ke pas than o djali jem
Që shum shpejtë unë ka me ardhë
Çka i pata borxh gurbetit
Mua djalin me ma marë

Jo nuk ja fali
Asnjëher vetvetes
Që jetova nanë pa ty
O gjysën e jetës!

Refren
O gurbet s'ta baj hallall
Ti e len nanën pa djalë
Ti e len nanën pa djalë

Nuk po del dielli as hana
Për gurbet nuk t'rriti nana
Për gurbet nuk t'rriti nana!!

VIDEOKLIPE

Komente 0