Më mbaj mend (për 1 muaj)


Adriani Dhe Lindoni Pretendent Kryesor Në “Zhvma 11”

Nuk ka akoma asnjë votë

[11-09-2015]
Edhe pak ditë kanë mbetur nga ndarja e çmimeve në spektaklin “Zhurma show”, i cili këtë vit vjen me ndryshim të emrit në “Zhurma Video Music Awards”.

Sipas organizatorëve ky edicion, i cili është i 11-ti me radhë pritet të vijë me disa ndryshime, transmeton Telegrafi.

Me ndërrimin e emrit kanë ndryshuar edhe çmimet, ndërsa mbrëmja do të përcillet me performanca premierë nga artistët besnik të këtij festivali.
Duke ditur prurjet dhe krijimet muzikore këtë vit, kokurenca mes artistëve është mjaft e fortë.

Ndër pretendentët kryesorë të këtij edicioni janë Lindon Berisha dhe Adrian Gaxha me hitin e tyre “Kalle” të pasuar nga këngëtari Neki Emra me projektin “Pa ty”, të cilët janë të nominuar në më së shumti kategori.

Ndarja e çmimeve do të mbahet me 17 shtator në Teatrin e qytetit të Gjilanit.
 (-)



Komente mbi këtë artikull