TEKSTESHQIP

Publikohet Videoklipi “Identitet“, Që Garon Në “Eurovision“

12-3-2013
Publikohet Videoklipi “Identitet“, Që Garon Në “Eurovision“
Tashmë është gati versioni final i videoklipit të këngës "Identitet", me të cilën Shqipëria do të prezantohet në mbrëmjen e gjysëm finales "Eurovision Song 2013".

Artistët Bledar Sejko dhe Adrian Lulgjuraj, pas regjistrimit në një nga studiot muzikore të Suedisë, i janë nënshtruar një ndërhyrje të këngës, për tju përshtatur rregullave të festivalit të cilat nuk i lejojnë më të gjata se 3 minuta këngët konkuruese.
"Identitet", vjen me një version ndryshe si në muzikë edhe në videoklip, duke iu përshtatur stilit rock. Kjo është hera e parë që Shqipëria përfaqësohet në "Eurovision" me një këngë hard rrok, duke ju larguar vijës së deritanishme, pop-folk dhe baladë.

Videoklipi është xhiruar nga një trupë televizive e Radio Televizionit Publik Suedez, në një nga lagjet në ndërtim të Tiranës.

Festivali Europian i Këngës, "Eurovision Song 2013", e ka nisur rrugëtimin e tij për të kulmuar në skenën e Malmo-es, Suedi në mbrëmjet gjysëmfinale të 14 e 16 Majit dhe në finale e madhe të 18 Majit 2013 .
Adrian Lulgjuraj & Bledar Sejko
Identitet
[Teksti dhe Klipi]
(Express)

Komente 0