TEKSTESHQIP

Adrian Lulgjuraj: Rona Na La Një Përgjegjësi Shumë Të Madhe

12-5-2013
Adrian Lulgjuraj: Rona Na La Një Përgjegjësi Shumë Të Madhe
Adrian Lulgjuraj: "Cfare presim nga Eurosong dhe cilet jane konkurrentet qe na frikesojne"

Me nje vetebesim te forte, por edhe modest, Ardian Lulgjuraj rrefen emocionet para ngjitjes ne skenen e Festivalit Europian, ne naten e dyte gjysmefinale me 16 maj, ne Malmo te Suedise. Se bashku me Bledar Sejkon do te kendojne "live" versionin final te kenges "Identitet", te realizuar ne studiot "Kingside" ne Suedi. Artisti nga Mali i Zi ka ndaluar per disa ore ne Tirane para nisjes ne Malmo dhe zbulon pritshmerite e kesaj gare.
Adrian, si po ndihesh para ngjitjes ne skenen e Festivalit Europian, qe shume kengetare e kane enderr?

Tani qe ka filluar numerimi i oreve mbrapsht deri ne ngjitjen tone ne skenen e Eurosongut, ne naten e dyte gjysmefinale, me 16 maj, ne Malmo te Suedise, vertet ndihemi te emocionuar. Por eshte nje emocion i bukur, ndaj shpresoj qe ta perjetojme sa me mire, t’ia kalojme bukur e te korrim suksesin qe ta meritoje gjithe Shqiperia.

Fakti qe interpretimi eshte "live" ne nje skene shume te madhe, ju tremb pak?

Te kenduarit "live" ne fakt eshte nje nga perparesite e mia dhe Bledarit, nderkohe qe baza muzikore do te jete e incizuar. Jam i sigurt ne sukses dhe pjesen time do e realizoj sic di ta bej me se miri. Bashke me Shpetim Saracin kemi punuar shume per kengen, aq sa kemi ardhur ne nje pike perfeksionimi te vertete. Dua te them qe jemi te gatshem dhe shume te pergatitur per t’u ngjitur ne ate skene dhe besoj qe nuk do kemi momente befasie, edhe pse eshte nje skene ku pergjegjesia eshte shume e madhe, pasi minimumi ka 100 milione shikues.
Kjo eshte hera e pare qe Shqiperia perfaqesohet me kenge rock, eshte avantazh apo disavantazh per shijet e publikut qe ndjekin kete festival?

Eshte e bukur dhe jo se jam une rocker, por me kete nisme do edukojme publikun shqiptar qe ndoshta s’eshte e nevojshme qe Shqiperia te perfaqesohet gjithmone me kenge balada etj. Te themi te drejten, Shqiperia ka kaluar ne faza te komunizmit dhe rocku nuk eshte zhvilluar aq shume, ndaj kjo kenge transmeton vertet nje kulture shqiptare me identitet te formuar. Pervec kesaj, ne jemi te vetmit ne kete edicion te Festivalit Europian qe marrim pjese me kenge rock, edhe kjo eshte nje perparesi me vete, pasi ne Europe ka shume fansa te kesaj muzike qe do te na votojne. Nderkaq, ne forume te ndryshme kam lexuar shume komente pozitive pikerisht per muziken rock te kenges, dhe ndiej se do te kemi shume mbeshtetje. Ne disa komente thuhet qe sa mire qe Shqiperia po konkurron me nje kenge rock, sepse Turqia nuk po merr pjese kete vit dhe keshtu fanatiket e kesaj muzike do te mund te na i japin vetem ne piket.

Nderkohe qe Shqiperia mban numrin 14 ne konkurrimin e nates se dyte gjysmefinale, i njejti numer edhe ne Festivalin e RTSH kur u shpallet fitues. Je aq supersticioz sa te besosh ne fatsjelljen e ketij numri?

Po, e vertete, kur dolem ne finalen e Festivalit te RTSH-se, Bledari ma la mua zgjedhjen e numrit, dhe une zgjodha 14. Nderkohe qe po ne Festivalin Europian Shqiperia do te kendoje e 14-ta, nje rastesi e bukur, qe me pelqen ta konsideroj fat. Nuk besoj se jam supersticioz nga natyra, por dua ta besoj kete here se numri 14 e ka treguar veten per kete kenge, dhe shpresoj qe nuk e ka marre te gjithe fatin duke na cuar ne finale, qe eshte synimi yne paraprak. Gjithashtu eshte shume mire qe ne gjysmefinale kendojme te 14-et, nderkohe qe festivali eshte ne kulmin e atmosferes dhe ne do shperthejme me kengen tone ritmike dhe pas kesaj te marrim dhe kritikat e para.
I keni degjuar krijimet e tjera dhe, per sa i perket konkurrences, cilat jane kenget qe mendon se do pelqehen nga publiku?

Mendoj kenga ruse dhe ajo skandinave.

Po ti vete cilen kenge do vecoje?

Une vete pelqej kengen greke.

Dhe se fundi, ne nje gare synohet kupa e vendit te pare, ju e lakmoni vertet fitoren?

Rona Nishliu na la nje pergjegjesi shume te madhe edicionin e kaluar, pasi u pozicionua ne vendin e peste. Si fillim synojme finalen dhe pastaj, nese e kalojme kete faze, kerkesat tona do te rriten dhe patjeter qe shpresojme te kapim nje vend me te mire ne kete gare, dhe pse jo, vendin e pare.
Adrian Lulgjuraj & Bledar Sejko
Identitet
[Teksti dhe Klipi]
(Panorama)

Komente 0