TEKSTESHQIP
Adriana Asllani - Asnjëherë
Adriana Asllani
Asnjëherë

Për muzikën e këngës ka punuar kompozitori Kledi Bahiti, autor i fjalëve të tekstit rezulton të jetë Olti Curri, ndërsa për arranzhimin u përkujdes Artan Mezini (Arti Rec). Nuk mund të ishte ndryshe, ndaj ky produkt muzikor godet dhe vjen në tregun e gjerë të muzikës i kompletuar me mjaft shije edhe me videoklip muzikor, video produksionin e të cilit e krijoi Time Pictures. Ky spot muzikor është publikuar online më 7 Tetor 2021 dhe direkt pas publikimit impakti ishte tejet mase pozitiv.

Teksti :: Song Lyrics

Dua të degjoj që je i lumtur
Ti nga unë mos prit më asnjë lajm
Unë ti dhashë të gjitha pa mu lutur
Jo nuk jam penduar,jo s'do qaj...

Si një rrugë e zbrazur zemra ime!
Është një vënd i huaj, nuk e njoh
Koha i rrënoi edhe kujtimet
Dhe kjo rrugë të lutem mos t'kaloj...

Po kalon një ditë dhe
prapë një tjetër...më mungon...
Jo nuk dua vetës të vërtetën
T'ja pranoj...

Asnjëherë...
Nuk do të jemi si më parë
Asnjëherë...
Nuk do të besoj që jemi ndarë

Asnjëherë...
S'do të di të jetoj unë jo pa ty
Asnjëherë...
Unë dhe ti s'do të jemi dy

Si një orë e ndalur janë mendimet
Emri yt më dhëmb kur e dëgjoj
Unë i fsheha lotët dhe kujtimet
Në një vënd që kurrë mos ti kërkoj...

Po kalon një ditë dhe
prapë një tjetër...më mungon...
Jo nuk dua vetës të vërtetën
T'ja pranoj...

Asnjëherë...
Nuk do të jemi si më parë
Asnjëherë...
Nuk do të besoj që jemi ndarë

Asnjëherë...
S'do të di të jetoj unë jo pa ty
Asnjëherë...
Unë dhe ti s'do të jemi dy
Komente 0