>
BIOSHQIP

Afërdita Dreshaj Shumë Shpejt Do Të Sjellë Diçka Të Nxehtë

09-07-2015
Këngëtarja & modelja e njohru Afërdita Dreshaj shumë shpejt po bëhet gati për të ardhur me diçka të re për fansat e saj. Ndonëse nuk e kemi parë fare aktive që nga projekti i saj i fundit muzikor që solli një vit më parë, këngën "MOs rri larg", tani Afërdita duket se po bëhet gati të rikthehet. Ajo ka publikuar në rrjetin e saj social në Instagram një foto me fotografin e njohur Veton Osmanin dhe ka shkruar në mbishkrimin e saj se shumë shpejt diçka e re dhe mjaft e nxehtë do të vijë për fansat. Ende nuk dihet nëse Afërdita ka pregaditur një fotosesion hot apo diçka të tillë, mirëpo sa i përket nga ana e muzikës, ajo shumë shpejt do të publikojë edhe një videoklip me një këngë të re të punuar nga Blero Ent.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Afërdita Dreshaj Shumë Shpejt Do Të Sjellë Diçka Të Nxehtë