TEKSTESHQIP

Afërdita Dreshaj Dhe Agon Amiga Bashkë Në Pushime?!

13-8-2015
Afërdita Dreshaj Dhe Agon Amiga Bashkë Në Pushime?!
Pas skandalit të shkaktuar, këngëtarja Afërdita Dreshaj ka publikuar foto nga pushimet. Na bëri kurioz të dimë se me kë po kalon ajo këto ditë të nxehta dhe se a është Agon Amiga pranë saj.

Nëse shihni me kujdes do të vëreni që këngëtarja në foto mban syzet e njëjta si ato të Agonit, i cili gjithashtu gjatë ditës së sotme ka publikuar një foto në profilin e tij në Instagram me fjalë të ndyta.

Kjo gjë na lënë të kuptojmë që ‘çifti’ janë së bashku duke bërë pushimet, raporton Indeksonline.

Ajo çka bie në sy është edhe postimi të cilin ditën e publikimit të mesazheve këngëtarja Afërdita e kishte vendosur në Instagram, në të cilin ndër të tjera kishte thënë që: "Le të mbetet në ndërgjegjen e atyre që e kanë sajuar, po të mos harrojnë se lart ka një Zot", me këtë rast këngëtarja paska harruar që edhe për të ekziston një Zot dhe pasi që sms janë vërtetuar të jenë plotësisht origjinal dhe të vërtetë biem në përfundim që Afërdita nuk qenka se beson aq shumë sa është shprehur.
(Indeksonline)

Komente 1