TEKSTESHQIP

Afërdita Dreshaj: Nuk I Shkruaj Unë Komentet Në Facebook

21-3-2013
Afërdita Dreshaj: Nuk I Shkruaj Unë Komentet Në Facebook
Ndarja e Aferdites dhe Shpatit ka qene lajmi qe krijoi buje te madhe ne mediat shqiptare, madje u komentua edhe ne faqet e tabloideve britanike.

Natyrisht, cdo prononcim i ciftit te ndare ne lidhje me kete lajm eshte percjellur me vemendje, por shpesh sic ndodh, komentet e botuara neper rrjete sociale jane keqinterpretuar apo keqperdorur nga mediat.

Aferdita ka reaguar ndaj nje lajmi se ka shfrytëzuar rrjetin social Facebook për të shprehur frustrimin e saj. Lajmi i botuar ne mediat shqiptare qe shkruan se ajo ka ironizuar me shqiptaret eshte ky:

"O zot, vetëm një herë, vetëm një herë ju kërkoj që t’i shikoni punët tuaja dhe t’i përdorni hundët për të marrë frymë dhe jo për t’i futur çdoku. Nuk ka ndryshim, ne jemi shqiptarë".

Ndersa reagimi zyrtar nga Aferdita eshte ky:

"Te dashur miq, gazetar/e, fansa dhe lexues, nuk nuk kam FAN PAGE/FB personal dhe nuk jam duke i shkruar ato komente qe po dalin!", ka shkruar Aferdita ne twitterin e verifikuar te saj.

Fakti qe ne Facebook jane krijuar akonte te shumta ne emer te artisteve ka bere qe shpesh komentet qe vijne nga keto faqe te interpretohen gabimisht si prononcime te vet artisteve, e qe ne fakt vijne nga fansat apo administratoret e faqeve ne fjale.
(Albavipnews)

Komente 0