Më mbaj mend (për 1 muaj)

Aferdita Demaku - E Vërteta E Adem Jasharit Lyrics

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  3

Oooo ngoni motra e ngoni vllazni,
du mu knu o ni histori
Kur kjo bot o ska pa asni,
çka kan ndodh o në Shqiptari

Sa her tlind o djelli Shqipni,
tja kujtojm o brezave të ri
Qysh ka ndodh o kjo histori,
qysh kan ra tre breza mej shpi

O se Drenica zemra Shqipnis,
kurr sja la o vendin robnis
Xhithmon trima i dha liris,
o tu ja kthy o pushken Serbis

Luft e dasem bashk o i kan bo,
su pajtun jo kurr me shka
Kan derdh xhakun o val e val,
lindjen vdekjen këngen kurr pa e ndal

Hejjj pasku knu o zana e malit,
në at Prekaz fort po i nijet zanit
Se një pushk ou ju shtu vatanit,
gzim në kull Shaban Jasharit

Ko ka le o ni djal azgan,
Adem emrin ja paskan lan
Knon Zaidja i knon n`kull t`gurit,
mke le bir o në dit flamurit

Mke le djal o n`dit Shqiponjes
me i dal zot tokes t`Kosoves
Nga i ki o e edhe dy vllazen,
ki Rifatin o edhe Hamzen

Msusi vjetër aj bac Shabani,
i msoj djemt qysh duet vatani
I msoj djemt qysh duet atdheu,
qysh e deshti aj Skënderbeu

Oooo dikush mori o udh t`mërgimit,
mos me lon thate pushken e trimit
Mos me lan o pa buk votren,
mos me pas o pse me shtri doren

Oooo 81 viti osht qëllue,
n`prill Kosova nkom u çue
Demostratat iç pa u ndalue,
sdurojn shkaun me na sundue

Vershojn natet e rinis,
sja kan friken o milicis
Republik dojn barazi
prin Ademi oo me shoqni

Kur sju jek o kosoves gazebi,
shum ej i ri o në burxhe ntreti
Por su shu o flaka e liris,
tu ja kthy o pushken Serbis

Ooo ne at mot o kur çeli maji,
turr bojn shkijet prej Beogradi
Në Prekaz more kur ja hy,
Tahir mehoja ja pasky msy

Por si reja pushka vetiu,
xhujn Tahiri e babë Nebihu
Kush kerkisin kulla u shton
ni nga ni shkien po i palojn

Aty shkau more xhet bela,
19 orë luftun pa nda
E dhan jeten Tahir me Bab,
si dy burra çë vdesin nkom

Oooo mor tja mledh burrat e vendit,
bac Shabanin, Hamzen me Ademin
Bash te vorri o i Tahirit,
ja kan dhan o besen trimit

Burri dheut kem me ta mar hakun,
dej pik tfundit kem me derdh xhakun
Luften tande do ta vazhdojm,
tej sa vendin o ta çlirojm

Hejjjj, retë e zeza e kan mlu Kosoven,
dit e rona more po afrohen
Dit e rona more jan afrue,
e zullumin shkau vjen tu e shtue
Kur kan nis o vitet 90-të,
skish mbet tjeter more veç me vdeke
Skish rrug tjeter more veç tluftoet,
se kjo xhendje jo mo nuk duroet

Plot djem tri nisen per Shqipnije,
me mar arm e me ba ushtrie
Me u stërvit o në luft me hyje,
ball Ademi more ju ka prije
bashk me shokt o çe i kysh përkrahe,
shkaut vendin jo kerkund sja lae
Në aksione, i binin milicise,
tu ja shti o tmerrin Serbise

Vllau Hamza po i rrin përkrahe,
kurr mo vetem jo mor nuk e lae
Bashk n`aksione e po bashk ne male,
her me pushk eu po her konge
Te dy bashk oj jan besadue,
ke me vdek e skem me u dorzue
Ke me u shkri o me pleq e trije,
burra e gra more bashk me fmije
Bab Shabani epo ësht mendue,
djemve tvet o ju ka drejtue
Nga një mashkull epo jasht me çue,
faren kurr jo skan me na shue

Oooo vjen Janari 98,
krejt Prekazin na e mbulun retë,
forca trona çoj Serbia,
por me zon Ademin te shpia
por su tut kulla Jasharit,
rri Ademi si shqipe malit,
ju bre shkije mos harroni,
pluma e flak çysh e do zakoni

Ikin shkijet me bisht ndër shal,
hala pija o pa ju dal
mitralozit kur ja nin zanin nuk e pritke i pari tmbromin
po shkojn javt pa sulmit tpar, e 5 Marsi me acar
Ujku kimen nuk e ndrron, shkau zanatin se harron

Ko kan çu nkom krejt milicija, bashk me ta edhe ushtria
Me mercenar ja kan msy venit, xhall a dek a e dojn Ademin
Rrehi telin nkull t`Ademit, miq e shok po i kan lajmeru
Po tvjen hasmi n`prag të deres, forca tmdhaja jan tuj trethue

Miq e shok e kan lut trimin, gra e fmi ti me i largu
Ma mir n`shpi mos me qëllu, se pa besit jan tuj afru
Por askush sdon me u largu, kan vendos krejt me luftu
Po i thon balit vet ste lom, me ty ken me vdek teton

Daja Osman o nkom u çu, du me vdek sot bashk me ju
Asnjë plum posht skam me çu,ooo kët farr tfliçt na me faru
Si xharpnojt na u paskan nshu, te Jasharajt kokan shku
Armatin shum paska nshu, me tre rratha i kan rrethu ee

Tërr t`sabait n`pabesi, tej Jasharajt dojn me hi,
Mitrolozit ton na i dul tymi, flak i dhan Besimi Fitimi
I madh e i vogel nkom jan çu, e me arm fort jan shtrengu
Skem vend tjeter ku me shku, ooooo se ktu Zoti na ka mbaru eee

Oooo more fort piskati o Adem Jashari
More vec ni bes o e ka Shqiptari
More un kët bes, Kosovs ja kam dhane
Se për ty me vdek, ouh tybe nuk mvjen rone
Paj kurr si kam than ouh mor dreqit Daje,
Ani per mbi qaf ouh hasmin se mbaje
Ani se veç Zoti ti po e ka thanë
Jo ne prag të deres, hasmin mos me lone
Ani mos me lone, jo mos me u korite
Ani veç me plumba, bujrum kam m`ju prite
Ouh me zjarr e hekur kam me ju gostite
More sa tkam fryme, Zoti sa e ka thonë
Oh se në tokë teme, shka xhall skam me lone
Oh me murtaj dore Tankut ju drejtue
Ani an për an, more paske shkue
Ani flak e verdhë tankut i ka shkue
E po britkan shkiet, ouh mor tuj shkrumueee

Oooo ani po xhemojke oo fusha e mali
Ani kriske pushka o e Hamzë Jasharit
Aç po i kosit shkijet, qysh kositet bari
Ani bon gajret o Adem lum bali
Ani predhat tankut un me xhak sti ndali
Ani bon gajret o mor Bab Shabani
Se kur t`lufton Shqipja dridhet krejt Ballkani
Se kur t`vdesim sot, ka me u dridh Europa
Kan me shkru gazeta, kon me mar vesht bota
Ani n`kup te qiellit konges ja ka nise
Ani për mëmdheun ou nuk kom me prite
Ani tek len djelli ou mor pranron hona
Epo der sa t`vdesim ska me u ndal koongaaa

Oooo 3 dit ka lin djelli hona ka pranue
More 3 dit rresht, krismat skan pushue
More pleq e tri, fort jan tu luftue
More tuj luftue o mor pleq e trije
O ka he e banen o mor ni ushtrie
More bishin shkijet ou me shtu ju shtue
More shohin shokët plumat ton palue
More veçshin shkijet, kush lufton në at kulle
A jan zana mali o a jan drague
Ësht Adem Jashari, Adem komandanti
Bashk me vllaun Hamzen edhe Bab Shabanin
More britkan hasmit e u po bojn çudi
Qysh luftojn 3 burra o me ni serbi
Nuk jan veç 3 burra po me gra e fmije
More krejt familjen o me kan ushtrieee

Oooo xhemon toka si me kon kjameti
Ani hiç po dijet xhall e vdek kush mbeti
Pushka e bashkimit kurr se tradhtoj trimin
Ani si shigjeta e çajti rrethimin
Krahun plot fishek e kish mbush Kushtrimi
Ani ndihm po i vjen epo aj Blerimi
Ani shpi me shpi o mor tuj vrapue
Ani municionin o npika tu e çue
Ani ka nji fishek te ton e kan rue
Se kur t`sosen plumbat xhall mos me u dorzuee

Oooo more mbas 3 dite konga kur po ndalet
O mor pushoj pushka epo u shtojn malet
Ani zana e malit nis me kajt me malle
Ani a ka mbet oo, o na njeri xhalle
Ani pak pa t`vdek o, flet Adem Jashari
Ani po ku tkam oo, omoj zan e malit
Ani zan e malit, djep çë mke këndue
Xhaku i Jasharve sot token e ka mlue
Ma shum se 50 o sot mo jan flijue
Ani amanet o, ou mos me u trishtue
Se sot nuk kem vdek o, ou per me u vajtue
Ani thuj Shqiponjes o me fluturue
Në mbar shqiptarin o, fjalen me ma çue
Ani thuj shqiptarve ou me u bashkue
Se e kem nis luften, lirin me fitue
Ani ju kët luft o, kurr jo mos me ndale
Ani se lirin o, neve kush sna fale
O sot tkam lan zan o, ni mbes amanete
Ani merre gryk o, e jepi gajrete
Ani thuj Besartes, jo ti mos bëj derte
Ani let t`kallzon o, o qysh kem dhon jete
Ani me tregue, ou krejt botes mbare
Se e kem la veten, jo ske m`vdek me mbarre
Ani le ta merr, o vesh e xhith bota
O se Shqiptart vdesin, po kurr sju fiket votra
Ani lamtumir se pushka that me mbeti
Ani se ni plum oo, e kam rujt per veti
Ani se per veti, ni plum e kam rue
Ooo se xhandart e hasmit kurr skam me u dorzueee

Oooo u shtoj gyka e u shtoj mali, u nxhall prap Adem legjendari
Nball t`ushtris o zemer xhdo burri, thon ësht ba more shtiz flamuri

Ooo u shtiz flamuri e ushtris çlirimtare çë çuditi xhith boten mbare
N`uçk Shqiptart po bashkohen, i madh e i vogel luftes jo si friksoen

Mbas shum vujtjesh agoj lirija, i mblodhi plaçkat i kit serbia
Tash rrin bashk o, Kosova e Shqipnija
Oooooo kshtu n`Prekaz u shkru historija


Ky tekst u dërgua nga Veleshta



Aferdita Demaku
Renditja: Top 200
Publikimi: 06/03/2022
Teksti: Bekim Bislimi
Prod: Rekord Studio
Çifteli: Gent Hoxha



Aferdita Demaku - E Vërteta E Adem Jasharit
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "E Vërteta E Adem Jasharit".
3. Video është e këngës "E Vërteta E Adem Jasharit", por nuk këndohet nga Aferdita Demaku.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.


Më Shumë Këngë Nga Aferdita Demaku:


Komente 0