Më mbaj mend (për 1 muaj)

Aferdita Demaku - Kenga E Mrikes Lyrics

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1

Oo çka po do dielli oo
At’ ditë o që s’bon dritë
A është natë po thotë a është ditë
Ou se mue tybe motër s’po m’bojnë sytë
Gjini flet me motrën e vet
Çohu oj motër se dikush po thërret
Shkojke e shkreta tu nga shpejt e shpejt
N’derë t’oborrit o po i sheh tre vetë
Si Shqiptare që ma pat zakon
Oo po u thotë Bujrum
N’odë t’burrav’ po i çon
Iu ban pritje muhabet iu ban
Përvlon kafe paska shkepë duhan
O m’falni burra pak ju paska thanë
Veç pak vetëm po du me ju lanë
E kam ni vlla o i plagosun ran
Po du vllaut o me shku me i thanë
Musafir’ n’konak na kanë ardhë
E pak bukë po du ju dhanë
Don te vllau Mrika për me shku
Ai çaushi s’mujti me u duru
Nal oj Mrikë o iu ka ngërmu
Nalu Mrikë ku po don me shku
Nal oj Mrikë i thotë oj bi
Vet o i treti n’konak ta kem msy
Larg, larg, larg per ty moj fisnike kem ni
Kemi ardhë o me t’grabitë ty
Oh me t’ba nuse kysmet n’at Turki
Ato fjalë Mrika i paska ni
Erdh tuj u kuqë e ma shumë tuj u nxi
Ai t’plaçin sytë, t’u thaftë goja mor' çaush i zi
Qysh at’ fjalë o po ma thu ti
S’koke kanë qen n’tonën Malsi
N’Malsi tonë jo kurr s’koke kanë
Nuk po i dishe rregllat në kto anë
Katragjyshat amanet o na kanë lanë
Mysafirëve gjithë byjrym me u thanë
O çka t’falë Zoti bukë e krypë me iu dhanë
Ato fjalë Mrika i paska thanë
Drejt te vllau Mrika don me shku
Ai çaushi mrapa ju ka vu
Nal oj Mrikë ku po don me shku
Don me ia ngjitë ou Mrikës për dore
Oo mos më prek iiiu mos m’prek o qen se jam malsore
Nuk jam robe o e Anadollit
O me m’çnjerzue çaushat e Stambollit
A e din se unë jam Shqiptare
Bab’s as Nan’s o s’iu la marre
Qe sa kohë të dy na kanë vdekë
Dytë jetima me këtë vlla kem mbetë
Jena mbetë o të dytë jetima
O jena rritë për hatër t’Zotit me copa me grima
Fjalët e m'rama Mrika i ka kallxu
Drejt e te vllau Mrika u nis me shku
Shkon tuj kajtë me lotë tuj vajtu
Po don vllaut o me i tregu
O në gjum i shkreti kish qëllu
Çka ki motër iu ka drejtu
Po t’shoh motër fort koke ngushtu
O mor vlla motra ia ban
E kur ma ngushtë n’jetë teme s’jam kanë
Musafirt që na kan ardhë pramë
Po dojnë motrën tane me zor me marrë
Çohu mor' vlla me dalë n’krye t’votrës
Se ta kan msy o kryshqit e motrës
Me m’çu nuse po dojnë n’Anadoll
Me i koritë Babë e Nanën fort

Edhe vllaut o i dul kllapia
Ia ka nisë o tu kajtë si fmija
Mos u mërzit lum motra ia ban
Mjeri unë jam i plagosun ran
Ty oj motër t’kam pasë Babë e vlla
Ty t’kam pasë si Nanë si motër
M’ke gatu m’ke zi n’këtë votër
S’ke faj motër që je mërzitë
Se për mu e hupe t’rijtë
Ou kuku motra vllaut po i ka britë
Ou kuku motra vllaut ia ban
Ou mos më thuj dy herë o vlla qatë fjalë

Motra vllaut iu drejtu
Pse ma thu o vlla atë fjalë mu
Se me mujtë vlla n’kamë me u çu
Se me mujtë vlla ti me u çu n’kamë
O qato fjalë ata qena mor vlla ata s’mi kishin thanë

Vllau kah motra u drejtu
Nuk ke faj o kuku për mu
Se me pasë mujtë unë n’kamë me u çu
Ata qena as me ardhë s’kishin guxu
Po hajt moj motër du me u munu
Drejt ka Huta sytë i kanë shku
Ou varrët e râna s’mundet me u lu
I dha zor me u qu në kamë
Po varrët e rana s’po e lanë
S’mun Martinën i shkreti o me marrë

N’at ven’ shpirti don me l’shu
Do n’jersë t’ftofta e kanë mbulu
Motra afër iu ka afru
Oh e mjera une vlla po i thotë kuku
Mur mindilin n’jerstë m’i ja largu
N’jerstë o ia ka largu
Aty vllau o jetë paska ndrru
Motra e vet iu ka afru
Ulet vllaun po e puthka n’ballë
T’pastë dritë shpirti rahmet o vlla ia banë

N’kofsha Mrika o vlla që m’kanë thanë
Ftyrën s’ta marr o Bac ia ban
Drejtë ka Huta vet po shkon
E rroki hutën n’dorë o ma ka marrë
N’odë te burrat fluturim po shkon
E çeli derën rreptë paska hi
Çou çou çaushi i zi!
A je gati t’nisem për n’Turki
O ku i ke krushqt e ngrihe bajrakun
S’ke nevojë me ma ble duvakun
Tash ta pagun kadal-dale Shqiptarja hakun

Tash ta pagun Shqiptarja hakun
Edhe Hutës ia ngrehi qarkun
O deri n’qafë ia ka shky barkun
Ah mos u ngut se ki dashtë Shqiptare
E kem traditë mos me vdekë me marre

O burrë i ligë që ke me ta
Ni kobure nxerrë ma ka
N’lule t’ballit Mrik’s i ra
E m'loi gjaku u trullu
Shkoi te vllau pranë tij u rrxu
Pak pa ba jetë me ndrru
O mor' vlla i paska thanë
A e din besën ta kam dhanë
A e din besën o more vlla
Shpejt me motër ke me u pa
E do t’rrimë si përpara
[Gajret mirë] t’u dha e mbara

Oh e lumja ti
oh e lumja ti që t’boni nana
E vrau, e vrau, e vrau çaushin o me tre pluma
Rrnofsh malsore, rrnofsh malsore
Shqiptarisë ia dha vlerën
E dha shpirtin o jo more s’e dha nerin


Ky tekst u dërgua nga Rrezik dhe Gaydrienne



Aferdita Demaku
Renditja: Top 200
Publikimi: 17/04/2022
Video Produksioni: MProduction
Prod: Rekord Studio
Çifteli, Sharki, Violin: Kol Bardheci
Hair & Make Up: Studio Tafa
Styling: D.T.Z. Arta-1



Aferdita Demaku - Kenga E Mrikes
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Kenga E Mrikes".
3. Video është e këngës "Kenga E Mrikes", por nuk këndohet nga Aferdita Demaku.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.


Më Shumë Këngë Nga Aferdita Demaku:


Komente 0