>
BIOSHQIP

Afrim Muciqi, Kënga E Re Në Ditën E 100- Vjetorit Të Pavarësisë

17-11-2012
Këngëtari Afrim Muçiqi po përgatit surpriza për festat e fundvitit, ku ai sapo ka realizuar këngën kushtuar trimave të Kosovës, Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti dhe kjo këngë, sipas tij, do të lansohet në ditën e 100- vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Kënga titullohet "Thërret Ademi, Zahir o vëlla" dhe është duet me Imer Bajramin, një këngë folklorike që do t'iu pëlqejë të gjithëve. "Tani jam më se i angazhuar me disa projekte muzikore të cilat do të jenë befasi për festat e fundvitit. Kënga 'Thërret Ademi, Zahir o vëlla', do të lansohet për festën e madhe të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Ndërkaq pas kësaj kënge e cila do të lansohet bashkë me videoklip, do të pasojnë edhe disa këngë të tjera të realizuara bashkë me Imer Bajramin", ka thënë ai për "Zëri".
(K. Bajrami / zeri)

Afrim Muciqi, Kënga E Re Në Ditën E 100- Vjetorit Të Pavarësisë