Agron Aliu, Këngëtari Që Sjell Kujtimet
20-9-2013
Këngëtari shqiptar i cili sapo ka sjellë hitin "Kujtimet", Agron Aliu është nga Kumanova por ka vite që jeton në Berlin të Gjermanisë. Zëri i tij dëgjohet dhe prania e tij shihet kudo nëpër koncerte dhe damsa që mbajnë shqiptarët sidomos në Diasporë, pasi ai kërkohet shumë nëpër këto vende. Agroni deri tani në treg ka katër albume, dhe është e vështirë ti dallojë këngët e shumta të tij të cilat ja kthyer në ëhite, por kujton albumin e parë i cili është bërë në Gjermani nën udhëheqjen e Besiana Shurkri Fetahut. Këngëtari nuk e harron kurrë edhe mikun, tekstshkruesin dhe menaxherin e tij i cili quhet Sami Aliu, personi që e ka përkrahuar dhe vazhdon ta përkrahë atë. Por Agroni me dashuri flet për muzikën që e ka pasion nga fëmijëria dhe e këndon me zemër, ndërsa deri tani në tregun shqiptar është i njohur me katër klipe me tituj , "Adon zemrën me ma thy", "Më gëzo", " 7 ditë java" dhe video më e re e cila është pritur shumë mirë "Kujtimet". Ai punon si gjithmonë me kompozitorin Eroll Jakupin ose sic njihet në studion e "Eroll 5". Agroni është i ftuar kudo dhe bën gjithmonë atmosferë duke kënduar "live" në koncerte, mbrëmje apo dhe dasmat të cilat janë të shumta dhe ka që në vitin 2000 që është i pranishëm në skenën muzikore shqiptare. Nëse do tu bie rruga, apo jeni në Gjermani, ose në Zvicër e vende të tjera te Diasporës ndaloni dhe dëgjoni zërin fantastik që ka Agroni në ndonjë koncert që do të jeni të ftuar. Ndërsa ne mësojmë se artisti është duke punuar këngë dhe projekte të reja për ti sjellë në tregun muzikor.
(Maksim Gjokaj/teksteshqip.com)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0