>
BIOSHQIP

(1955-2002)

Biografia
Babai i tij, Zijai, aktori i njohur teatral i cili më vonë u bë edhe drejtor i teatrit, zgjoi interes tek Agroni që nga fëmijëria, i cili së bashku me motrën e tij morën pjesë në shumë drama (radio drama), pika teatrale dhe shumë prezantime të tjera. Në shtëpinë e Agronit mbretëronte një atmosferë teatrale ku u dëgjoheshin vargjet e recituara, tingujt e muzikës instrumentale të kitarës dhe të pianos. Qysh në fëmijëri të hershme tek Agroni u shpreh talenti muzikor, kështu që në çdo program shkollor si dhe jasht oborrit të shkollës, Agroni ishte qendër e vemendjes.Talenti i lindur tek ai filloi të zhvillohet më tej duke u kthyer në dashuri dhe pasion, atë e arsyetoj me përkushtimin e tij të plot. Për Agronin, muzika dhe vet arti u bën si katalizator dhe stimulant parimor gjatë ciklit jetësor të tij, duke e kthyer atë në mjetin kryesor për ekzistencën e tij dhe të familjes. Ai prodhonte komponimet e tij nëpërmjet instrumentit me të cilin ai ishte ngushtë i lidhur, me kitarën, të cilën e përvetësoj që në fëmijëri. Në moshën 16 vjeçare fillon edhe bashkëpunimi i tij profesional, ndër të parët, me kompozitorin e ndjerë të mirënjohur Musa Piperku. Në këtë moshë Agroni bën regjistrimin e tij të parë në studion e Radio Shkupit dhe këngët e para që dalin janë: Si Vardari, Ndalu Pak, Ti Moj Vasho etj., kështu në vitin 1973 debiton në festivalin e atëhershëm me renome “Akordet e Kosovës” me këngën e Gazmend Zajmit. Këtu shpërblehet me çmimin për interprentimin më të mirë nga juria profesionale në ish-Jugosllavinë. Mjeshtëria dhe arma tjetër e Agronit ishte edhe komponimi, duke e dëshmuar këtë në këngët e tij të shumta, dhe jo vetëm ajo, por edhe për shumë artist shqiptarë. Sukseset e tija vijojnë edhe nëpër shumë festivale të tjera në ish Jugosllavinë duke u kurorëzuar me çmime të ndryshme si kompozitor ashtu edhe si këngëtarë. Ndër bashkëpunimet më të mëdha konsiderohet edhe bashkëpunimi me grupin e famshëm nga Bosnja “Bijelo Dugme” së bashku me Goran Bregoviqin. Në vitin 1985, në tregun e atëhershëm të ish. Jugosllavisë, lansohet albumi – LP (pllaka) në gjuhen serbo-kroate me titullin ”AGRON” e distribuar nga shtëpia diskografike e njohur “Diskoton” i Sarajevës. Albumi përmbante 9 këngë. Pason album i njëjtë i cili përkthehet në gjuhën shqipe, për publikun shqiptar, i edituar në formatin e kasetës. Pas këtij albumi, pason album i radhës në gjuhën shqipe,në të cilin ka 8 këngë ndër të cilat veçohen “vetëm 5 minuta”, “promethe”, ”të dashurës” etj.

Me hapjen e kufijve të Shqipërisë në vitin 1991-1992, Agroni me kolegun e tij artistin Veli Sahiti, së bashku shkelin trojet e Shqipërisë. Më pas ata drejtohen në radio televizionin shtetërorë, ku prezantohen si artist shqiptarë nga Maqedonia dhe Kosova.

Më vonë, Agroni me iniciativën dhe dëshirën e tij të apasionuar që ky popull të ketë festivalin e parë oficial shqiptar, ai organizoi “Nota Festin” me ndihmën dhe përkrahjen e bashkëshortes së tij, si dhe mikut të tij Avni Aliut. Agroni vazhdoi me aktivitetet e shumta dhe me veprimtarinë e tij në sfidat që e prisnin.

Në Dhjetor 1992, Agron Berisha merr pjesë në Festivali i 31-të në RTSH me këngën "Vetem 5 Minuta".

Në Dhjetor 1993, Agron Berisha & Naxhije Berisha merr pjesë në Festivali i 32-të në RTSH me këngën "Miss Albania".

Në Nëntor 2002, Agron Berisha merr pjesë në Nota Fest 2002 me këngën "Per Pak Liri", në bashkëpunim me Estrada.