TEKSTESHQIP
Aida Baraku - Krejt Kosoven
Aida Baraku
Krejt Kosoven

Këngën e kompozoi Armend Rexhepagiqi, teksti është realizuar nga vetë këngëtarja, ndërsa arranzhimin e shkroi Xhevdet Gashi.
Teksti :: Song Lyrics
Krejt Kosovën e shëtita
gjatë kërkova gjatë unë prita
e mësuar vetë të jem
vetë prej tokës gjer në qiell

Krejt Kosovën e shëtita
pashë fëmijët sikur drita
asnjërit unë gji si dhashë
bukurinë unë kurrë se pashë

Krejt Kosovën në këmbë do ta kaloj
shtatë male të larta ti kaptoj
shtatë vite të gjata ti harroj
dashurinë që ta harroj

Krejt Kosovën në këmbë do ta kaloj
shtatë erëra do ti përballoj
që shtatë plagë të vjetra ti shëroj
dashurinë që ta takoj

Krejt Kosovën e shëtita
gjatë kërkova gjatë unë prita
e mësuar vetë të jem
vetë prej tokës gjer në qiell

Me zë të shtjerrur po këndoj
në vend të ujit lotë po pi
por aromë e keqe lotët më janë
tek kjo jetë e pashpirt

Krejt Kosovën në këmbë do ta kaloj
shtatë male të larta ti kaptoj
shtatë vite të gjata ti harroj
dashurinë që ta harroj

Krejt Kosovën në këmbë do ta kaloj
shtatë erëra do ti përballoj
që shtatë plagë të vjetra ti shëroj
dashurinë që ta takoj

DËRGOI:
Komente 0