>
BIOSHQIP

Alban Ramosaj, Një Talent I Ri Që Po Vjen...

19-01-2014
Alban Ramosaj, i cili deri pak javë më parë ishte pjesë e spektaklit "The Voice of Albania" vjen ekskluzivisht në këtë intervistë për Teksteshqip.Com. Albani na rrëfen më shumë rreth të rejave të tij profesionale, ai së shpejti është duke pregaditur edhe një këngë me videoklip për të cilën nuk dëshiron të zbulojë më shumë. Në vazhdim ju ftojmë të ndjekim intervistën.... TeksteShqip: Alban, sapo keni përmbyllur një fazë të suksesshme në karrierën tuaj, konkurimin në "The Voice of Albania" Çfarë emocionesh ju dha ky spektakël? Alban: Për aq sa zgjati ishte një eksperiencë mjaft e bukur, ku krijova shoqëri, mesova paksa se si të menaxhoj karrierën time qe sapo ka nisur, dhe mbi të gjitha dhash performanca në të cilat jam kënaqur jasht mase dhe publiku u argëtua.



TeksteShqip: Si ishte të ishe në sukadrën e Aurelës dhe të punoje me të? Alban: E quaj vetën me fat që kam pasur mundësinë të punoj me një artiste siç është Aurela Gaçe! E vetmja gjë që mund të them është se ajo është një në një milion! TeksteShqip: Pse mendon se nuk arrite të shkosh në gjysmëfinale? Ku gabove? Alban: Po e merrja shumë shtruar, gjë që ishte gabim, fundja jemi njerëz dhe mësojmë nga gabimet. Të jeni të sigurt që s'do të ndodhi më (qesh). TeksteShqip: Gjatë gjithë atyre spektakleve, cila mendon se ka qenë performnca jote më e bukur, me cilën ke goditur më shumë? Alban: Kënga që këndova në fazën "Knock Out" (Ed Sheeran - Give Me Love) ishte kënga që më nxorri faktorin e shpirtit në këndim.



TeksteShqip: Herën e fundit në skenë u paraqitët me një interpretim dhe stil veshjeje të veçantë, kishte një domethënie apo ishte thjeshtë improvizim? Alban: Kishte kuptim! Desha t'ju tregoj publikut që çdo gjë që ka lidhje me art, unë di ta bëj! TeksteShqip: Alban, cilat janë projektet e tua të ardhshme pas "The Voice"? Ke menduar për realizmin e ndonjë kënge? Alban: Në fakt jam gjatë procesit të realizimit të një kënge dhe klipi, po punoj me një producent shumë, shumë të talentuar i cili ndodhet në Prishtinë, informacione të cilat do i publikoj shpejt! TeksteShqip: Gjatë gjithë kohës keni pasur mbështetjen e motrës tuaj Beatrix në "The Voice". Sa ju bën të ndiheni mirë dhe sa jeni të lidhur bashk? Alban: Motra ime është hero! E dua pafund dhe fjalët që një krijes njerëzor mund të thotë nuk mund ta shprehin dashurinë time që kam për të!



TeksteShqip: Do të angazhohesh edhe me koncerte? Alban: Patjetër! Kam pas disa oferta por që fatkeqsisht më duhej ti refuzoja nga që jam i mbingarkuar me projekte dhe udhëtime të shpeshta! TeksteShqip: Po nga jeta private...? Alban: Jeta private ngelet private. TeksteShqip: Alban të falenderojmë që gjete kohë të ishe me ne në intervistë. Për fund dëshiron të shtsoh diçka? Çfarë do tu thuash gjithë atyre fansave që të kanë mbështetur..? Alban: Dua ti falenderoj që më mbështesin nga thellësia e zemrës dhe dua t'ju kërkoj të vazhdojnë të më mbështesin sepse unë të gjithë këtë që po bëj, po e bëj për ata! Dhe diçka , jini vetvetja dhe mos keni frikë të shëndrisni!
(Teksteshqip.Com)

Alban Ramosaj, Një Talent I Ri Që Po Vjen...