TEKSTESHQIP
Biografia
Albani me origjinë është nga Vlora. Babai i tij në atë kohë punonte si oficer dhe i duhej të shpërngulej në Lushnje ku dhe lindi Albani. Pas disa vjetësh ai u kthye prapë në Vlorë ku kreu shkollën e mesme "Halim Xhelo". Ai bëri çmendurinë më të madhe të jetës së tij duke u larguar me një shok në një anije të rastit drejt Italisë, ndërkohë që familjet e tyre nuk udinin asgjë. Atje ai vazhdoi një shkolle për Hoteleri-Turizëm, por e la atë degë sepse për të bërë karrierë i duhej të lëvizte shumë. Me vëllezërit e tij ai hapi një dyqan mobilierish tip antikuarë. Në të njëjtën kohë, ai punonte dhe si infermier terapist pasi kishte bërë një kurs për këtë zanat. Ndërkohe, ai kishte bërë dhe një kurs disa mujor për kitare dhe për kanto. Në Itali, ai merrte shpesh pjesë në konkurse të vogla që zhvilloheshin në qytetin ku jetonte, ku ftonte shpesh çmime. Ndonëse larg Shqipërisë ai i ndiqte aktivitete muzikore që zhvilloheshin këtu. Në dhjetor të 2004 ai provoi të merrte pjesë në festivalin e RTSH-s, por nuk u pranua. Ndërkohe ai kishte dëgjuar për Top-Fest si një konkurs që i jepte shumë këngëtarëve të panjohur të afirmoheshin. Kështu që ai mori pjesë në Top-Fest dy me këngën "Vetëm ty", e cila u pëlqye shumë nga publiku. Zëri dhe teksti i këngës rrëmbyen sa hap e mbyll sytë zërat e shumë adoleshenteve. Me pas ai nxori në treg albumin "Fllad ne shkretëtire" më kënge të kompozuara dhe të shkruara nga vete Albani. Me 3 gusht te po atij viti ai shfaq në televizionet Shqiptare videoklipin e këngës "Thirrje e Dëshperuar". Gjate verës ai ftohet në plot pabe dhe koncerte që mbusheshin plot të rinj që e adhuronin muzikën e tij. Ne këtë mënyre ai arrin të thyeje të gjitha rekordet duke u bërë vip për dhjet muaj. Vitin tjetër ai merr përsëri pjesë në Top-Fest tre por kësaj radhe më në bashkëpunim me grupin kosovar Kthjellu me këngën Dicka që pati të njëjtin sukses dhe fitoi vendin e parë përsëri. Ndërkohë ai u bë ikone publicitare e kompanisë Vodafon dhe erdhi të publiku me videoklipin e këngës Ky Ritëm. Ne vitin 2013 u tregua si nje nga kengetaret meshkuj me romantik duke i propozuar martese te dashures se tij Miriamit ne ishujt Maldive si dhe me kengen "Nese thua po", kenge e cila u bë hit. Ne Nentor te 2014, Albani vendosi te mbante ne Tirane nje koncert recital te titulluar "Tingujt e ditarit tim". E perseriti kete recital edhe ne Kosove (Gjakove dhe Prishtine). Ne nentor te 2015 Albani dhe Miriami per here te pare u bene prinder te nje vajze te quajtur Ameli, e cila ishte frymzimi i Albanit.

PASAPORTA:
Gjatësia: 1.93cm
Pesha: 90 kg
Ngjyra e syve: Kafe
Ngjyra e flokëve: Kafe
Ushqimi i preferuar: Çdo gjë
Muzika e preferuar: Pop rock, blues
Vendi i preferuar për dalje: Depo - Tiranë
Pija e preferuar: Birra
Ngjyra e preferuar: Hiri
Sporti i preferuar: Futbolli
Hobi: Kitara
Stili i veshjes: I thjeshtë
Shpërblimet e fituara: Top Fest 2005, 2006, Video Fest 2007, Kenga Magjike 2012, Top Music Awards 2016 ; Male Artist of the year,Tar Hit of the year,Achievement Award