>
BIOSHQIP

Albana Mesuli, Gati Videoklipin E Këngës “Je Pikë Në Zemër”

03-05-2014
Ajo ka shumë klipe dhe këngë të bukura në tregun muzikor shqiptar, por njihet më shumë si një artiste me një zë të ëmbël në Shqipëri dhe në Maqedoni. E kemi fjalën për këngëtaren shkodrane Albana Mesuli, e cila tashmë po dëgjohet shumë sidomos në Kosovë me këngën në duet me këngëatarin nga Gostivari, Ardit Bexheti, këngë që është pjesëmarrëse në festivalin më të madh në Kosovë ‘Celësi Muzikor 8’. Kënga mban titullin ‘Je pikë në zemër’ dhe është pritur shumë mirë në netën garuese të këtij festivali, dhe është pretendente për ndonjë cmim në natën finale e cila do të jetë më 15 maj. Ne mësojmë se Albana së bashku me Ardititin i kanë realizuar edhe videoklipin kësaj kënge e cila pritet të dalë shumë shpejt në treg, video kjo e realizuar nga TV ‘Music Al’, ndërsa ne zbuluam edhe se si do të duket këngëtarja simpatike e veshur sic shihet në këto foto mjaft me stil nga stilisti i njohur Joni Peci.
(Maksim Gjokaj/teksteshqip.com)

Albana Mesuli, Gati Videoklipin E Këngës “Je Pikë Në Zemër”