TEKSTESHQIP
Albërije Hadërgjonaj - Jeta Nuk Është Loder
Albërije Hadërgjonaj
Jeta Nuk Është Loder

Autor i muzikës është Luan Zhegu, autore e tekstit është Mimoza Bici, ndërsa orkestrimin e punoi Shpëtim Saraçi.
 Ishte viti i dyte rrjesht qe artistja e re kosovare Alberie Hadergjonaj u ngjit ne skenen e Festivalit te Kenges RTSH. Kishte lene nje shije mbreslenese tek publiku nje vit me pare me kengen " Pse vonon dashuri " me muzike te Vladimir Kotanit e tekst te Teuta Barkos - por qe vazhdoi e u prit mjaft ngrohte ne edicionin pasardhes. Dhjetor 1996 Alberia sjell ne Festival kengen Jeta nuk eshte loder- nje kenge qe do te linte gjurme ne muziken e lehte shqiptare. Kenga beri buje te madhe pasi u eleminua nga nata e trete duke zhbere pritshmerite. Por kenga dhe arti nuk mund te prangosen. Juria me kete vendim te padrejte beri efektin e kundert ne publik. Ajo mbeti perhere ne zemrat e tij dhe vazhdon te kendohet edhe sot mbas 30 vitesh.Me nje poezi te ndjere e fabul te gjetur te Mimoza Bici mbetet si nje nga tekstet me te bukura te viteve '90 dhe kenget me te bukura te epokes.E realizuar me nje orkestracion modern te mjeshtrit Sh. Saraci mbetet gjithmone e fresket per publikun. /Miron Kotani

Teksti :: Song Lyrics

Dikur fëmijë lodronim
Ne te dyja bashke
Një ditë kërkove kukullen
Plot dëshirë ta dhashe
E dija se kjo loder
Ishte e shtrenjte për ty
Deshiren ta lexova
Ne ata sy

Një ditë do linim lodrat, femirine
E bashke do jetonim
Moshen e rinise
E para do mesoje
Të miat enderrime
Do njihje ti kush ishte
Dashuria ime

Si ta mendoja valle
Me thuaj
Si ta mendoja unë
Ti me rrembeva jetën time
Atë qe desha shumë
Si loder do ta mbash ti
Eh për sa kohe, se di
Ndaj s'te fal, kjo zemra ime
Si t'ju fale
Me thuaj valle (2x)

Kudo te shkoni
Pas ju ndjek
Mallkimi im
Ky shpirti i vrarë
Qe nuk gjen
Jo, asnjë ngushellim
Se loder s'është kjo jeta ime
Prandaj lehtë
Nuk ua dhuroj
Ndonëse dhimbja po me mbyt
Do te di unë ta jetoj (2x)

Kontribuan:
Komente 1