TEKSTESHQIP
Albvibes-Al - Shi Bie Në Tiranë
Albvibes-Al
Shi Bie Në Tiranë

Muzikën dhe tekstin e kreu Fitnete Tuda.
 Një baladë emocionale për dashurinë, kujtimet dhe netët me shi në qytetin tonë. Zëri, muzika dhe atmosfera ndërtojnë një histori që prek zemrën.

Teksti :: Song Lyrics

Shi bie në Tiranë,
nga malli ynë
edhe qielli qan.
Je i dehur nga pija,
apo nga dashuria,
ti ecë, por këmbët nuk të mbajnë.

Shi bie në Tiranë,
si nën ombrellë,
ti strukesh nën një palmë.
Gjysma ime treti,
rrugëve të këtij qyteti,
shi bie në Tiranë.

Sa shumë u lagëm e s'ikëm,
sa shumë u endëm e s'ikëm,
harruam ditët dhe vitet
a është kjo dashuri?

Shi bie në Tiranë
dhe shpirti ynë
fluturon mbi Dajt.
Vetja ime mbeti
rrugëve të ktij qyteti,
shi bie në Tiranë.

Zemra ime mbeti
rrugëve të ktij qyteti,
shi bie në Tiranë.

Shi bie në Tiranë
Shi bie në Tiranë

ShiI biee në Tiranë
Shiii bieee në Tiranë
Komente 0