I Verbër Nën Diell (2004)
Aleksandër Gjoka
Iu deshën dy vite e gjysëm për të sjellë tek dëgjuesi i tij albumin e katërt. “I verbër nën diell”, një album me 13 këngë, ndër të cilat shumë përpunime, po ku nuk mungojnë dhe kompozimet e reja.
Një stil, rrymat me të cilat jemi mësuar të na prezantohet prej vitesh këngëtari me zërin karakteristik vijnë sërish në një album, gjithsesi i ndryshëm dhe me një koherencë tjetër. “Kuptohet nuk mund të dal nga vetja”, thotë Aleksandër Gjoka i cili e priste prej kohësh daljen e albumit të tij më të fundit. “Është një album heterogjen dhe jam munduar që atë ta dëgjojë dhe shijojë çdo moshë dhe njerëz me shijë të ndryshme”. Ndërkohë dashuria dhe “pasojat” e saj vijnë sërish ndër notat muzikore të përcjella nga Aleksandër Gjoka. “I verbër në diell”, titulli i këngës me të cilin kam “pagëzuar” dhe albumin, i kushtohet ndjenjës së dashurisë dhe me dy fjalë mund ta përmbledh si një ndjenjë e cila të lë në errësirë dhe nën dritën e diellit”, tregon ai duke qeshur. Gjoka nuk flet gjatë për albumin e tij. “Ai është në treg dhe më mirë se unë mund të shpjegohet ai”. Gjithsesi ai vetë është i bindur që ka sjellë një produkt i cili do të mbërrijë dhe shumë i mirëpritur tek dëgjuesit shqiptarë. I regjistruar në studiot e “Top Records”, albumi pritet të ketë suksesin e shumë albumeve “homologe” të hedhura së fundmi në tregun shqiptar. Duket se këngëtarët e mirëfilltë të muzkiës së lehtë shqiptare kanë bërë një “sulm” karshi vjedhjeve dhe përshtatjeve në shqip të këngëve greke e sllave. “I verbër nën diell” ka një prirje sipas dhe vetë autorit të tij, Aleksandër Gjokës të bëjë muzikën të qëndrojë më këmbët në tokë. Shumë pikant duket dhe realizimi i një kënge si bashkëpunim i kantautorit Ardit Gjebra me Aleksandër Gjokën, “Mos u afro” bashkëpunim të cilin ky i fundit e përmend me kënaqësi. Sakaq këngëtari po përgatitet dhe për videoklipin e këngës “I verbër nën diell”, klip i cili është lënë në duart e regjisorit Leonard Bomba.
KËNGËT ME TEKSTE & VIDEO
- Aleksandër Gjoka
- I Verbër Nën Diell
- Lloji: Album
- 2004
- Gjithë albumet (3)
- Dërgo kopertina
- Dërgo korrigjime
- Artist kryesor:
- Produksion muzikor:
- Përgatitën:
Komente 0