Aleksander Gjoka Bëhet Gjysh Për Herë Të Parë
6-7-2013

Këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka është bërë gjysh për herë të parë. Këto ditë djali i tij 25-vjeçar, Rei, që jeton në Itali, është bërë baba i një vajze gjatë bashkëjetesës me të dashurën italiane. Sandri e ka marrë këtë lajm me telefon, pasi ai jeton larg familjes që prej vitit 1998, kur bashkëshortja e tij Merita së bashku me Rein që është diplomuar për Informatikë dhe vajzën e tyre 17-vjeçare Xhoel vendosën të jetojnë në Itali. Kantautori jeton i vetëm në Tiranë, dhe komenteve të ndryshme për ndarje nga bashkëshortja e tij ai u dha fund në vitin 2009, ku u shfaq çift në një festë private mes artistësh pas 10 vitesh që jetonin larg njëri-tjetrit. Sandri dhe Merita u fotografuan duke shkëmbyer puthje në publik, për të dëshmuar se pavarësisht largësisë, marrëdhënia e tyre vazhdonte normalisht. Dhe tashmë në gati 14 vite martesë në distancë, Sandri ka provuar për herë të parë emocionin e qenit gjysh i një mbese. Këngëtari vazhdon jetën e tij si artist në Tiranë, ndërkohë vendimi që pjesa tjetër e familjes të nisnin një jetë të re në Itali u mor nga të gjithë, me qëllim arsimimin e dy fëmijëve jashtë vendit. Në lidhje me pyetjen që i kanë bërë gazetarët nëse ndonjë prej fëmijëve trashëgon talentin e tij, ai ka pohuar se djali Rei ka vesh muzike, por nuk preferoi të merrej me muzikë dhe vendosi të studionte për Informatikë. Ndërkohë që vetë Sandër Gjoka ka qenë mjaft i angazhuar në muzikë këto vite, duke mos hequr dorë as nga garat në festivale.
(Panorama)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
Shën Shtjefni, Protomartir
Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0