Asnjë këngëtare në Shqipëri nuk kërcen si ajo. Sepse quhet "freestyle", stili i zezakeve të sprovuara në skenë dhe të gatshme për të sfiduar djemtë repera. Është Alida Duka, motra e madhe e Stines, që ka hyrë në tregun muzikor shqiptar me këtë stil. Pas publikimit të klipit të ri "Sa duhemi" ajo tregon jetën që bën në Gjermani dhe peripecitë, që ka kaluar për t’u bërë këngëtare. Alida tregon: "Kam filluar që në moshë të vogël, më saktë që në fillore për piano deri në klasën e tetë, pastaj kalova në lice- un artistik për kanto. Por muzika ka qenë shoqja ime më e mirë e pan- dashme gjatë gjithë jetës. Deri tani ka qenë frymëzimi im, arsyeja për të jet- uar dhe gjithçka tjetër. Largësia ka ndikuar shumë tek unë me peripecitë e saj, por më kanë shërbyer për mirë gjithmonë. Per klipin "Sa duhemi në radhë të parë mora vlerësime nga Nesti, i cili nuk bën lehtë komplimente. Gjithashtu, pashë menjëherë reagimin e fansave që kanë shkruar për mua. "Sa duhemi" është një këngë që nuk ishte parashikuar fare të realizohej, por ja që nganjëherë gjërat spontane dalin më mirë. Stine është një vëlla që gjithkush do kishte dëshirë ta kishte. Ka qenë dhe mbetet për mua një shok i mirë, pasi flasim hapur me njëri-tjetrin. Kemi dashur që në Top Fest 1 të dilnim bashkë në një duet, madje kishim përgatitur dhe këngën, por nuk u bë e mundur për faktin se atëherë nuk mund të shkëputesha dot nga Gjermania. Por kjo s’do të thotë që ne të dy nuk do të bëjmë një bashkëpunim. Le të mbetet surprizë për ju. Në Gjermani bej një jetë normale, të qetë e plot gjallëri dhe pa probleme. Është një jetë e ftohtë, por që tani jam mësuar dhe nuk më bën përshtypje. Para dy muajsh mora pjesë në konkursin muzikor "Staret e së nesërmes", për vlerësim në këngë dhe klip. Tani kam një projekt me producentin gjerman Lousy Tunes, me të cilin po punoj për realizimin e një kënge shqip dhe gjermanisht, që flet për të rinjtë, që nuk kanë asnjë të ardhur. Është i njëjti producent, me të cilin po punoj për albumin tim. Gjithashtu, jam thirrur në koncerte që mbahen në Heilborn, Shtutgart, Berlin, Hanover, Hamburg. Por gjatë javës jam e angazhuar me vajzat e kërcimit, pasi jap mësime hip-hopi. Kam pasur shumë vështirësi, pasi nuk është e lehtë t’ia dalësh në një vend të huaj, ku çdo gjë nis nga e para. Por si mua dhe Stinen, kjo gjë na ka bërë të fortë, të mësojmë shumë nga jeta dhe të kërkojmë më shumë nga ajo. Këngën e publikuar "Sa duhemi", tekstin dhe muzikën i ka bërë vetë Stine. Ai e di më mirë kush dhe çfarë përfshihet brenda tekstit. Ciara eshte kengetarja ime idhull, natyrisht sepse është një femër sexy, me shumë stil, më pëlqen. Vihet re në klipet tuaja veshja ekstravagante dhe stili i veçantë në të kërcyer. Unë kam qenë gjithmonë një tip që më pëlqente të isha e veçantë. Dhe stili i kërcimit "freestyle" ka qenë pasioni im. Ndaj dhe përmes klipit kam dashur të transmetoj, se kush është Alida e vërtetë. Veshjet i stiloj vetë, po ash- tu dhe koreografinë e kërcimit e bëj vetë. Dhe ky është stili im. Të planifikosh shumë nuk është mirë, por dhe pa plan nuk mund të ecësh kurrë në jetë."