Alida
  • Emri i Vërtetë:
  • Alida Duka
  • Vendlindja:
  •  
  • Jeton dhe vepron në :
  • Gjermani 
  • Ditëlindja:
  • 11 Prill
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♈ Dashi
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.6 / Votuan:  108
Këndon kryesisht: R&B

Alida është këngëtare dhe autore këngësh e njohur. Asnjë këngëtare në Shqipëri nuk kërcen si ajo. Sepse quhet “freestyle”, stili i zezakeve të sprovuara në skenë dhe të gatshme për të sfiduar djemtë repera. Është Alida Duka, motra e madhe e Stines, që ka hyrë në tregun muzikor shqiptar me këtë stil. Pas publikimit të klipit të ri “Sa duhemi” ajo tregon jetën që bën në Gjermani dhe peripecitë, që ka kaluar për t’u bërë këngëtare. Alida tregon: "Kam filluar që në moshë të vogël, më saktë që në fillore për piano deri në klasën e tetë, pastaj kalova në lice- un artistik për kanto. Por muzika ka qenë shoqja ime më e mirë e pan- dashme gjatë gjithë jetës. Deri tani ka qenë frymëzimi im, arsyeja për të jet- uar dhe gjithçka tjetër. Largësia ka ndikuar shumë tek unë me peripecitë e saj, por më kanë shërbyer për mirë gjithmonë. Per klipin “Sa duhemi në radhë të parë mora vlerësime nga Nesti, i cili nuk bën lehtë komplimente. Gjithashtu, pashë menjëherë reagimin e fansave që kanë shkruar për mua. “Sa duhemi” është një këngë që nuk ishte parashikuar fare të realizohej, por ja që nganjëherë gjërat spontane dalin më mirë. Stine është një vëlla që gjithkush do kishte dëshirë ta kishte. Ka qenë dhe mbetet për mua një shok i mirë, pasi flasim hapur me njëri-tjetrin. Kemi dashur që në Top Fest 1 të dilnim bashkë në një duet, madje kishim përgatitur dhe këngën, por nuk u bë e mundur për faktin se atëherë nuk mund të shkëputesha dot nga Gjermania. Por kjo s’do të thotë që ne të dy nuk do të bëjmë një bashkëpunim. Le të mbetet surprizë për ju. Në Gjermani bej një jetë normale, të qetë e plot gjallëri dhe pa probleme. Është një jetë e ftohtë, por që tani jam mësuar dhe nuk më bën përshtypje. Para dy muajsh mora pjesë në konkursin muzikor “Staret e së nesërmes”, për vlerësim në këngë dhe klip. Tani kam një projekt me producentin gjerman Lousy Tunes, me të cilin po punoj për realizimin e një kënge shqip dhe gjermanisht, që flet për të rinjtë, që nuk kanë asnjë të ardhur. Është i njëjti producent, me të cilin po punoj për albumin tim. Gjithashtu, jam thirrur në koncerte që mbahen në Heilborn, Shtutgart, Berlin, Hanover, Hamburg. Por gjatë javës jam e angazhuar me vajzat e kërcimit, pasi jap mësime hip-hopi. Kam pasur shumë vështirësi, pasi nuk është e lehtë t’ia dalësh në një vend të huaj, ku çdo gjë nis nga e para. Por si mua dhe Stinen, kjo gjë na ka bërë të fortë, të mësojmë shumë nga jeta dhe të kërkojmë më shumë nga ajo. Këngën e publikuar “Sa duhemi”, tekstin dhe muzikën i ka bërë vetë Stine. Ai e di më mirë kush dhe çfarë përfshihet brenda tekstit. Ciara eshte kengetarja ime idhull, natyrisht sepse është një femër sexy, me shumë stil, më pëlqen. Vihet re në klipet tuaja veshja ekstravagante dhe stili i veçantë në të kërcyer. Unë kam qenë gjithmonë një tip që më pëlqente të isha e veçantë. Dhe stili i kërcimit “freestyle” ka qenë pasioni im. Ndaj dhe përmes klipit kam dashur të transmetoj, se kush është Alida e vërtetë. Veshjet i stiloj vetë, po ash- tu dhe koreografinë e kërcimit e bëj vetë. Dhe ky është stili im. Të planifikosh shumë nuk është mirë, por dhe pa plan nuk mund të ecësh kurrë në jetë."

Në Maj 2008, Alida merr pjesë në Top Fest 5 me këngën "Shihemi Ne Party".

Më datë 7 Nëntor 2008, Alida publikon videoklipin "Unë Jam Alida".

Më datë 16 Mars 2009, Alida publikon videoklipin "Baby Mu Afro".

Në Maj 2009, Alida merr pjesë në Top Fest 6 me këngën "I Wanna Be On", në bashkëpunim me Stine.

Më datë 11 Shkurt 2010, Alida publikon videoklipin "Se Te Dua Ty", në bashkëpunim me Moe Phoenix.

Më datë 21 Maj 2010, Alida publikon videoklipin "Dance With Me", në bashkëpunim me J.J., Angel & K-Four.

Më datë 28 Nëntor 2010, Alida publikon videoklipin "Play".

Në vitin 2010, Alida publikon albumin "Play".

Më datë 27 Janar 2012, Alida publikon videoklipin "S'te Fal". Muzika e këngës u punua nga Alban Arifi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Alban Arifi.

Më datë 2 Qershor 2012, Alida publikon videoklipin "Une Te Fal Ty Zemren Time".

Më datë 22 Prill 2013, Stine publikon videoklipin "My Everything", në bashkëpunim me Alida.

Më datë 6 Dhjetor 2013, Alida publikon videoklipin "Touch Me", në bashkëpunim me Oldschoolboys. Videoklipi u prodhua nga Gold Productions.

Më datë 27 Janar 2014, Alida publikon videoklipin "Call Me". Muzika e këngës u punua nga Alban Arifi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Alban Arifi.

Më datë 22 Mars 2014, Alida publikon videoklipin "E Vuaj". Muzika e këngës u punua nga Alban Arifi, Alida, teksti u shkrua nga vetë Alida. Videoklipi u prodhua nga Gold Productions.

Më datë 5 Maj 2014, Alida publikon videoklipin "Higher", në bashkëpunim me 2 Schneidig.

Më datë 25 Korrik 2014, Alida publikon videoklipin "Din Ti", në bashkëpunim me Ingrit Gjoni & Graziën. Videoklipi u prodhua nga kompania Gold Productions.

Më datë 12 Dhjetor 2014, Alida publikon videoklipin "Besame", në bashkëpunim me Ingrit Gjoni & Xhero.

Më datë 11 Gusht 2015, Alida publikon videoklipin "Tonight", në bashkëpunim me Oldschoolboys. Videoklipi u prodhua nga Gold Productions.

Më datë 29 Dhjetor 2015, Alida publikon videoklipin "Bon Edhe S'bon".

Më datë 5 Janar 2016, Alida publikon videoklipin "Nese", në bashkëpunim me DarJën. Muzika e këngës u punua nga DarJa, ndërsa teksti u shkrua nga Alida.

Më datë 7 Gusht 2016, Alida publikon videoklipin "Ani", në bashkëpunim me Adrian Minune.

Më datë 22 Shtator 2017, Alida publikon videoklipin "Ty Do Te Dua". Videoklipi u prodhua nga Max Production.

Më datë 5 Tetor 2017, Alida publikon videoklipin "Mall", në bashkëpunim me 2Tru. Muzika e këngës u punua nga Alida, Xinemedia, teksti u shkrua nga Alida, 2tru. Videoklipi u prodhua nga Gold Productions.

Më datë 19 Janar 2018, Majlinda Dada publikon videoklipin "Zemren Ta Dhashe", në bashkëpunim me Alida. Muzika e këngës u punua nga Nurteel, teksti u shkrua nga Alida, Nurteel.

Më datë 8 Prill 2018, Alida publikon videoklipin "Aladyn". Teksti u shkrua nga Stine. Për orkestrimin u kujdes Stine.

Më datë 7 Shtator 2018, Alida publikon videoklipin "U Be Vone", në bashkëpunim me Florian & Dj Gersy.

Më datë 31 Tetor 2018, Alida publikon videoklipin "E Vuaj (Remake)". Muzika e këngës u punua nga Stine, teksti u shkrua nga vetë Alida.

Më datë 1 Dhjetor 2018, Alida publikon videoklipin "Larg", në bashkëpunim me Graziën dhe është kujdesur vetë për tekstin e këngës bashkë me Stine. Muzika e këngës u punua nga Alban Arifi.

Më datë 19 Janar 2019, Alida publikon videoklipin "Chikita". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Stine.

Më datë 19 Gusht 2019, Alida & Xhero publikojnë videoklipin "Krejt Me Harru", në bashkëpunim me Xheron. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Stine.

Valy ka njoftuar se do publikojë së shpejti videoklipin "Doset Nadaram", në bashkëpunim me Alidën.

Alida ka njoftuar se do publikojë së shpejti videoklipin "Nje Nate".

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Motra e

Stine

Instagrami

Zyrtar

Shto profile

të tjera


Më shumë artikuj nga Alida »