Alida Shpreson Të Përfaqësojë Gjermaninë Në Eurovizion
25-1-2014
Këngëtarja Alida Duka, e cila jeton në Gjermani prej 14 vitesh, sapo ka realizuar një set të ri fotografish për klipin e saj të ri "Call me", që do të nisë transmetimin në "Supersonic TV". Bashkë me fotot artistike të saj kemi siguruar një foto me të dashurin, për të cilin Alida është hera e parë që flet, pasi ka preferuar ta mbajë larg vëmendjes së publikut. "Jam shumë e lumtur me të dashurin tim Mentor, me të cilin bashkëjetoj prej tetë vitesh në Gjermani", ka deklaruar ajo për gazetën "Panorama". Duke folur për jetën në Gjermani, ajo pohoi se "sapo kam marrë komplet familjen këtu pranë meje në Gjermani, dëshirë kjo e imja që më ka bërë super të lumtur gjithashtu. Pjesë e familjarëve të saj është dhe vëllai i saj, kantautori i njohur Stine, i cili jeton në Shqipëri. "Nesti për momentin është shumë i zënë me punë në Tiranë, por më vonë të shohim", tha ajo. Tashmë Alida ka përfunduar dhe klipin "Higher. Feat 2 Schneidig", që do të publikohet "single" në treg te "Sony Music Germany". Ndërkaq, Alida këtë vit ka ambicie të përfaqësojë Gjermaninë në Eurovizion. " Kam hyrë në konkurrim me këngën "Touch" dhe po pres rezultatin e votimeve që do më mundësojë prekjen e asaj skene", është shprehur Alida.
Alida
Call Me
[Teksti dhe Klipi]
(Panorama)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0