Më mbaj mend (për 1 muaj)


Dalina Buzi Akuzon Alketën Për Mungesë “Klasi”


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  4
[19-01-2016]
Gazetarja dhe skenaristja e njohur e ekranit Dalina Buzi, ka thumbuar Alketa Vejsiun duke e akuzuar për mungesë "klasi" në vjedhjen e disa artikujve nga revista e saj "Anabel" e të publikuar më pas në revistën e Vejsiut "Class".



Ajo tregon edhe për një artikull të botuar së fundmi në Revistën Monitorr, ku portali i Buzit renditej i treti. Sipas gazetares, ky artikull është kopjuar në portalin Revistaclass.al dhe është ndryshuar renditja. Vejsiu ka vendosur portalin e saj në vendin e parë. Megjithëse punojnë të dyja për TV Klan, ato janë konkurrente direkte si publiciste me protalet e tyre dhe tashmë as nuk mund ta fshehin këtë rivalitet.



Meqenëse sot është ditëlindja e Alketës, ne të portalit teksteshqip.com përfitojmë nga rasti për ta uruar moderatoren: "Edhe 100 Alketa!!".
 (B.A/Teksteshqip.Com)



Komente mbi këtë artikull