>
BIOSHQIP

Alketa Vejsiu, E Lumtur Për çdo Gjë Që I Ka Sjell Jeta

19-01-2014
Janë të pakta femrat që i kanë rezistuar tranzicionit të këtyre viteve në skenë dhe art, pavarësisht pasionit që kanë pasur që në adoleshencë.

E lindur nga një familje me tradita, moderatorja Alketa Vejsiu nuk njeh kufij!

Ajo është një ndër femrat më “in” të skenës shqiptare, duke u bërë një imazh tërheqës me thjeshtësinë dhe ëmbëlsin që ajo përcjell përmes ekranit.

Vetëm dy ditë më parë ajo mbushi 30 vjeç, një datëlindje që e gjen të kompletuar dhe plot gëzim në çdo drejtim.

Përmes rrejtit social “facebook” Alketa është shprehur e lumtur për çdo gjë që i ka sjell jeta deri në këto momente.

“30 vjeç sot dhe shumë e gëzuar për kohën e jetës të jetuar aq bukur. Me gjysmën tjetër të hënës me dy fëmijë të ëndërruar që janë shpërblim; familja ime e bukur...prindërit e shtrenjtë e të dhembshur. Me miq të rrallë që më bëjnë të ndihem e bekuar prej dashurisë së të cilëve jam rritur e bërë një njeri më i mirë!”, shkruan Alketa. Më tej, ajo nuk harron të kujtoj edhe jetën e saj artistike, e cila tashmë ka marrë vleërsimet e duhura fal përkushtimit të saj të pakundur. “Pastaj vijnë punët, kam bërë në jetë punën që kam dashur, me kolegë prej të cilëve kam mësuar shumë. Mijëra xixa emocionesh që duhen lënë të shkruara...Një jetë e tërë përpara të më vijë e mbarë si kjo që lashë pas dhe një falenderim për publikun dhe të gjithë njerëzit e mirë të kësaj bote që më kanë ndjekur si model, që janë frymëzuar e më kanë frymëzuar, që kanë vlerësuar atë që unë bëj duke zënë vend si një tjetër dashuri e madhe në jetën time”, përfundon mesazhin e saj moderatorja.

Ditë më parë u spekulua se Alketa dhe Tuna janë zënë me njëra-tjetrën për shkak të vonesës së këngëtares dhe për shkak të, siç është thënë, tekeve të ndryshme që ka ajo. Portale të ndryshme kanë shkuar aq larg, saqë e kanë cituar prezantuesen ta ketë quajtur këngëtaren shkupjane “të paedukatë, të droguar e psikopate”. Mirëpo, një fotografi e publikuar nga Alketa tregon se raportet e tyre janë të shkëlqyera. Tuna ka përgatitur një befasi për 30 vjetorin e Alketës.

“Surpriza e Tunës në prapaskenën e ‘X Factor’ dhe ca detaje dhuratash gjithë lezet që ma bënë të lumtur ditën”, ka shkruar Alketa krahas fotografisë.


Alketa Vejsiu, E Lumtur Për çdo Gjë Që I Ka Sjell Jeta