TEKSTESHQIP

Alketa Vejsiu Rrëfehet Për Herë Të Parë Mbi Jetën E Saj Private

10-2-2013
Alketa Vejsiu Rrëfehet Për Herë Të Parë Mbi Jetën E Saj Private
Sapo ka festuar 29-vjetorin e lindjes në një festë shumë private me miqtë e saj. Dhe, si për të celebruar 15 vitet e saj karrierë radiofonike dhe televizive, Alketa Vejsiu ka menduar të japë intervistën e saj të parë në ekran për Adi Krastën, të martën në "A show" në "Vizion Plus". Ajo e ka nisur rrëfimin nga fillimi i karrierës së saj që kur ishte 14 vjeç si spikere në "Top Albania Radio", për ta përmbyllur me "X Factor", dhe familjen e saj me statusin që mban tashmë, atë të nënës së një djali dhe një vajze, Lionelit dhe Nikolës.

Krasta vijoi me pyetjen: "Përveç punës për këto programe të mëdha impenjative, ti duhet të rrisësh dy fëmijët e tu. Ti je një zonjë e mençur mbrapa një burri të suksesshëm dhe të kujdesshëm, po si ia bën për t’u kujdesur për Nikol dhe Lionel?" "Unë nuk jam ai njeriu i lustruar që shkëlqej në çdo moment si në ekran. Në të përditshmen time jam njeri normal, me ritualet e mia të zakonshme", u përgjigj ajo. Më tej përmendi si një nga ritualet e saj të zakonshme pikërisht shijimin e kapucinos me briosh, por në Itali, sepse atje ka kuptim", theksoi Alketa. "Gjithsesi, edhe këtu e kam gjetur kënaqësinë e gjërave të vogla që ma bëjnë jetën të bukur", shtoi më tej. Pyetjeve të Krastës për bashkëshortin e saj ajo u është përgjigjur në kë mënyrë: "I dashuri im i zemrës është një mik shumë i mirë dhe që më mbështet gjithmonë, kështu që ai meriton dashurinë dhe vlerësimin tim. Për mua më e rëndësishmja është familja, dhe për më tepër familja që unë ngrysem dhe gdhihem çdo ditë e qetë dhe e lumtur, lumturi që reflektohet në lëkurën time", ka theksuar Alketa.
(Panorama)

Komente 0