Alma Bektashi
Nuk E Di
Nuk E Di
Këngën e kompozoi Alfred Kaçinari, ndërsa teksti është marrë përsipër nga Irma Kurti.
Teksti :: Song Lyrics
S’është herë e parë që ecim bashkë,
por ndoshta sot e fundit natë,
këtë çast nga unë pret një përgjigje.
Sa vështirë një fjalë!
Mos më duhet të hesht a të flas,
një enigmë është kjo a ëndërr vallë?
Të rri këtu, të flas me ty,
të të përgjigjem me një "po",
ose të shkoj, të iki larg
dhe më mos të të shoh.
Në këtë natë ku gjithçka
është mister,
nuk guxoj unë të vështroj
as sytë e tu, nuk di ç’të them jo(2 herë).
Refreni:
Ti ik prej meje,
ca kohë nga unë largohu,
më ler të vetme, të pyes zemrën time
dhe në një çast do ta kuptoj nëse të dua.
A të dua, jo jo s’e di.
Do desha sonte qetësinë që na rrethon
ta kisha dhe unë në shpirtin tim.
Në këtë natë ku gjithçka
më duket mister,
unë pranë teje hesht,
jo nuk di ç’të them.
por ndoshta sot e fundit natë,
këtë çast nga unë pret një përgjigje.
Sa vështirë një fjalë!
Mos më duhet të hesht a të flas,
një enigmë është kjo a ëndërr vallë?
Të rri këtu, të flas me ty,
të të përgjigjem me një "po",
ose të shkoj, të iki larg
dhe më mos të të shoh.
Në këtë natë ku gjithçka
është mister,
nuk guxoj unë të vështroj
as sytë e tu, nuk di ç’të them jo(2 herë).
Refreni:
Ti ik prej meje,
ca kohë nga unë largohu,
më ler të vetme, të pyes zemrën time
dhe në një çast do ta kuptoj nëse të dua.
A të dua, jo jo s’e di.
Do desha sonte qetësinë që na rrethon
ta kisha dhe unë në shpirtin tim.
Në këtë natë ku gjithçka
më duket mister,
unë pranë teje hesht,
jo nuk di ç’të them.
- Publikimi: 01/05/1992
- Ora: 00:00
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Muzika:
- Teksti:
Komente 0