Amariliz Percakaj
Më Mungon Vendi Im
Më Mungon Vendi Im
Muzika e këngës vjen e kompozuar nga Aleksander Kolshi, ndërsa teksti është sjellë tek publiku nga Irma Kurti.
Teksti :: Song Lyrics
Kur udhëtoj unë me prindërit
me avion drejt kaltërsisë,
si një zog gjigant ai duket
që s’i trembet lartësisë.
Ja zvogëlohen dhe pallatet,
gjithë qyteti ngadalë tretet,
porsi lodra ngjajnë makinat,
veç kujtimet marr me vete.
Refreni:
Vështroj detet dhe liqenet,
bukuritë e vendit tim,
sodis kodrat edhe malet,
fushat mbushur plot gjelbërim.
Nuk e fsheh, në atë çast,
më mungon shumë vendi im,
ndiej një mall e zemra m’thotë:
"Do të kthehemi sërish".
Kur udhëtoj unë me prindërit
me avion drejt kaltërsisë,
si një zog gjigant ai duket
që s’i trembet lartësisë.
Edhe njerëzit i shoh të vegjël
si në filmat me kartonë,
diku atje shoqet e mia
që nga larg ma bëjnë me dorë.
me avion drejt kaltërsisë,
si një zog gjigant ai duket
që s’i trembet lartësisë.
Ja zvogëlohen dhe pallatet,
gjithë qyteti ngadalë tretet,
porsi lodra ngjajnë makinat,
veç kujtimet marr me vete.
Refreni:
Vështroj detet dhe liqenet,
bukuritë e vendit tim,
sodis kodrat edhe malet,
fushat mbushur plot gjelbërim.
Nuk e fsheh, në atë çast,
më mungon shumë vendi im,
ndiej një mall e zemra m’thotë:
"Do të kthehemi sërish".
Kur udhëtoj unë me prindërit
me avion drejt kaltërsisë,
si një zog gjigant ai duket
që s’i trembet lartësisë.
Edhe njerëzit i shoh të vegjël
si në filmat me kartonë,
diku atje shoqet e mia
që nga larg ma bëjnë me dorë.
- Publikimi: 01/12/2020
- Ora: 00:00
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Këngëtar:
- Teksti:
- Muzika: Aleksandër Kolshi
- Video produksioni: Artisti Web
Komente 0