>
BIOSHQIP

Ana Kabashi Apo Jessie J...?!

23-09-2015
Sigurisht që e mbani mend njërin ndër zërat më të ëmbël të “The Voice Of Albania”, Ana Kabashin. Edhe pse ka një kohë të gjatë që nuk është parë në skenën muzikore me projekte të reja, ajo nuk ndalet së kënduari. E atë e bënë në forma të ndryshme, në një video të qarkulluar në rrjete sociale shihet këngëtarja e cila ka shfrytëzuar njërin nga programet e karaokeve “smule” për të kënduar në duet me Jessie J, raporton Indeksonline. Nga videoja duket qartë që Kosova ka shumë talente e njëra nga ta pa dyshim që është Kabashi, e cila nga videoja duket se e ka zotuar perfekt duetin me këngëtaren me famë botërore.
(Indeksonline)