Më mbaj mend (për 1 muaj)


Ekskluzive: Ana Kabashi Në Lidhje?!, Flet Vetë Këngëtarja...

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1
[07-10-2015]
Për publikun ajo u bë e njohur pas suksesit të saj të madh që arriti në "The Voice Of Albania", ku me prezantimin e saj arriti që të mahnitë publikun shqiptarë, fjala është për Ana Kabashin.

Në një intervistë ekskluzive për Indeksonline, këngëtarja ka zbuluar që ajo së shpejti do të vijë me diçka të mirë për publikun dhe fansat e saj.
Ndërsa sa i përket jetës së saj private, Ana tashmë duket që ka gjetur princin e saj.
Intervista e plotë:

Indeksonline: Ana me çka po merreni për momentin, a ka ndonjë projekt të ri?
Ana Kabashi: Për momentin jam duke u marr me disa kënge prej të cilave duhet të zgjedhim se cila do të jetë kënga adekuate për mua! Mirëpo akoma ka shumë punë për të bërë në këngë por qe diçka e mirë po vjen.

Indeksonline: Si ka qenë kjo verë për juve?
Ana Kabashi: Kjo vere ka qenë mjaft e ngarkuar për nga ana e muzikës sepse ka pas shumë mbrëmje live megjithatë prapë kam pak kohë për një pushim të mirë.

Indeksonline:A u plotësuan pritshmërit tuaja?
Ana Kabashi: Pritshmërie e mia nuk janë të plotësuara sepse unë gjithmonë kërkoj me shumë e me shumë dhe kjo tani për mua nuk është e mjaftueshme !!kërkoj akoma me shumë dhe me punë besoj që do jem aty ku dua unë !!

Indeksonline: Kohët e fundit i jeni përkushtuar shumë palestrës, kush ka qenë motivi?
Ana Kabashi: Po i jam përkushtuar palestrës sepse është diçka e qete dhe të Ben të ndihesh më mirë në të gjitha aspektet si fizike ashtu edhe psikike dhe mendoj që duhet çdo njeri të paktën 3 herë në jave te jem në palestër !! Motiv kam pasur trupin tim sepse e kam pare qe mund ta beje dhe me mirë veç a dua unë dhe njeriu gjithmonë duhet te jetë në garë me vetveten te arrij me te mirën për veten. Është edhe një person i rëndesishem që me motivon por qe spo e ceki kush është !!!

Indeksonline:Keni qenë pjesë e Voice”, çka ju ka mbetur në memorie që nga ajo kohë?
Ana Kabashi: Momenti i kthimit të karrigeve kur me kanë dëgjuar zërin !!

Indeksonline: Ana cili është statusi juaj, a ka ndonjë të re?
Ana Kabashi: Statusi im nuk është single megjithatë spo them më shumë me Kohën do te kuptohet

ndeksonline: Cila eshë gjëja më e rëndësishme për Anën?
Ana Kabashi: Gjeja me e rëndësishme për Anen, ka shume megjithatë mendoj qe shëndeti sepse te tjerat janë aty nëse veç je i shëndetshëm dhe ke jete te shëndoshë!!!
 (Indeksonline)



Komente mbi këtë artikull