>
BIOSHQIP

Ana Kabashi Vjen Me Disa Projekte Të Reja...

19-03-2014
Ana Kabashi, bukuroshja e talentuar nga talent show The Voice of Albania vjen ekskluzivisht në një intervistë ekskluzive për teksteshqip. Ana së fundmi ka lansuar këngën e saj më të re "Për ty", për të cilën thotë se është gati për tia realizuar edhe klipin. Për më shumë ndiqni intervistën....

TeksteShqip: Ana, së fundmi keni publikuar këngën tuaj më të re "Për ty". Na flisni pak më shumë rreth këtij projekti?

Ana: Kënga "Për ty" është realizuar gjatë kohës sa isha në The Voice me idenë që sapo të përfundoj pjesmarrjen time aty të dalë me një projekt të ri. Beat është realizuar nga Dugagjin Sejdia ose Dugin Production nga Maqedonia, vinë melodike dhe tekstin i kam bërë vetë me ndihmën e Egzon Pirecit.

TeksteShqip: Ka qenë ky projekti juaj i parë muzikor "single"? Si e pritën fansat këtë ardhje tënde të re?

Ana: jo nuk është e para por mund të them e para pas paraqitjes time në The Voice. Po e pëlqejnë shumë njerëzit është një projekt që më sjellë ndryshe te publiku dhe po e presin shumë mirë. Do e bëj edhe me videoklip së shpejti dhe besoj që do kompletohet shumë mirë kënga.

TeksteShqip: Këtë vit ishit edhe pjesmarrëse në talent-show "The Voice of Albania"? Çfarë morrët dhe çfarë do të mbani mend më së shumti nga ky spektakël?

Ana: Po isha pjesë e këtij talent show që për momentin ndoshta është talent show më i miri! Më së shumti do mbaj mend momentet që kam kaluar me të gjithë konkurrentët dhe me trajneren time Aurelën sepse na mësoj shumë gjëra rreth muzikës performimit etj etj.

TeksteShqip: Sa jeni e angazhuar me koncerte?

Ana: Kam shumë mbrëmje live si në Prishtinë ashtu edhe jasht Prishtinës kam kënduar edhe më herët se sa të isha pjesë e Voice-it por që ka luajtur rol shumë të madh pjesmarja ime aty.

TeksteShqip: Ju jetoni në Prishtinë? Merreni me ndonjë gjë tjetër përveq muzikës?

Ana: Po jetoj në Prishtinë edhe pse jam nga Peja dhe studjoj këtu për Skulpturë.

TeksteShqip: Cilat do të jenë projektet e tua më të afërta?

Ana: Jam në pregaditje edhe të disa këngëve të tjera me kompozitorë nga Shqipëria. Besoj që do ketë edhe bashkpunime me këngëtarë por që s'mund të siguroj asgjë për momentin.

TeksteShqip: A do të jetë pjesmarrëse në një nga festivalet tona Ana?

Ana: Për momentin nuk do marrë pjesë në ndonjë festival se nuk jam e gatshme për një garë tjetër megjithatë besoj që më vonë do jem e pranishme diku.

TeksteShqip: Si qëndorn Ana me jetën private? "Single" apo...

Ana: Pasi që është private po e mbaj private(qesh).

TeksteShqip: Ana, ne të falenderojmë që gjete kohë për kët intervistë. Ndonjë gjë për të shtuar në fund....

Ana: Faleminderit për intervistën, ishte kënaqësi dhe për fund i falenderoj edhe fansat që kam krijuar deri tash që më mbështesin dhe së shpejti do vi me projekte të reja që shpresoj që do ju pëlqejnë...
(Teksteshqip.Com)

Ana Kabashi Vjen Me Disa Projekte Të Reja...