Anita Latifi Vë Në Siklet Shqiptarët Në Gjermani
26-4-2014
Shqiptarja Anita Latifi kishte arritur deri në pesëmbëdhjetëshen e parë në garën "Deutschland sucht den Superstar" (DSDS) dhe pastaj ishte diskualifikuar për shkak të sjelljes së saj problematike.
Megjithatë, edhe pse gjithçka ka përfunduar, 18-vjeçarja po përpiqet të mbetet aktuale duke dhënë deklarata të herëpashershme.
Mirëpo, ditët e fundit duke bërë përpjekje të kritikojë rrjedhën e garës, ajo ka kthyer kundër vetes një pjesë të mirë të publikut.
Anita ka ironizuar me emisionin duke iu bashkuar kritikave se është bërë monoton dhe i mungon freskia. Në faqen e saj të Facebookut, ajo ka shkruar: "Njerëzit po ankohen se DSDS është bërë kaq monoton (s’është çudi pasi që ata kanë mbetur vetëm tipa monotonë). E pra, të dashurit e mi, përse nuk keni votuar për mua? Unë, sidoqoftë, do të siguroja më shumë ‘action’!!".
Por, reagimi i fansave ka qenë i papritur dhe negativ për të. "Mos u bë më antipatike se sa je", i ka shkruar dikush në faqen e saj. Ndërsa një tjetër, ka reaguar kështu: "Ne, shqiptarët jemi të kënaqur që nuk ke vazhduar, ndryshe, do të na e nxije fytyrën edhe më shumë", etj.

(Albinfo)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0