TEKSTESHQIP

Anjeza Shahini, Kësaj Here Bashkëpunim Me Një Gjerman

26-8-2012
Anjeza Shahini, Kësaj Here Bashkëpunim Me Një Gjerman
Kjo vere per Anjeza Shahinin nuk ka qene aq e favorshme per te pushuar, pasi e kemi pare te kendoje ne koncerte te veres, qe kane organizuar televizionet ne qytete te ndryshme. Por jo vetem kaq. Kengetarja e njohur per momentin eshte e angazhuar me realizimin e dy kengeve te reja, e para nje duet dhe e dyta kenge e saj. Kenga ne duet titullohet ne gjermanisht "Kastanien", dhe behet fjale per nje bashkepunim me nje kengetar gjerman, i cili ka krijuar nje kenge dedikuar Tiranes, ose me sakte nje vajze nga Shqiperia dhe ka ftuar ne bashkepunim Anjezen.

"Une kam kenduar nje pjese te kenges, e cila do jete dhe videoklip. Kenga eshte ne gjermanisht dhe vetem pjesa ku kendoj une eshte ne shqip dhe besoj se shume shpejt do ta shihni te transmetohet ne ekranet shqiptare", ka pohuar Anjeza. Nderkohe ajo ka pohuar se paralelisht po punon per nje kenge te re, qe ka shume mundesi te publikohet ne vjeshte. Keto do te jene kenget e reja te Anjezes, pas klipit "Te desha shume", nje balade ku u shfaq me nje stil te ri.
(panorama plus)

Komente 0