Anjeza Shahini Në Lidhje 2 Vjeçare Me Një Anglez
6-12-2012
Këngëtarja dhe ish prezantuesja e Shqipërisë në Eurosong, Anjeza Shahini është në lidhje me një diplomat anglez të quajtur Pol, shkruan gazeta Panorama Plus e Shqipërisë.
"Love" është një fjalë dhe premtim dhe për Anjezën, edhe pse një çmim i dytë në Festivalin e 51-të të Këngës në RTSH, ku konkurroi me këtë titull, prapë ndihet e lumtur, sepse kjo fjalë përkon me momentet speciale që ajo po kalon në jetë.
Vetë këngëtarja e ka pohuar për gazetën Panorama se ajo është e dashuruar në një djalë nga Anglia të quajtur Pol, me të cilin njihet prej dy vitesh, por ende refuzon të flasë për këtë histori.
Anjeza ishte pretendente për çmim të parë me një këngë shumë të bukur dedikuar dashurisë së vërtetë, kurse tani ajo po përgatitet të udhëtojë drejt Londrës më 13 janar për të qenë pranë tij, djalit që s’ka lidhje me artin dhe që është i angazhuar me politikë.
Ndonëse lidhja nuk është bërë ende zyrtare, këngëtarja veç ka konfirmuar se po jeton një dashuri të vërtetë me një të huaj. Kjo është hera e parë që 25-vjeçarja e njohur po përflitet për një histori dashurie, që duket që është shumë serioze.
Ajo preferon ta ruajë ende sekret deri në zyrtarizimin e lidhjes, por përsëri nuk e fsheh që udhëtimet e saj të shpeshta drejt Londrës kanë një arsye të fortë dhe arsyeja është Pol, një diplomat i njohur në Londër. Anjeza e ka njohur në Tiranë, kur ai ishte i ngarkuar me punë këtu, por tashmë që ai është rikthyer sërish në Londër u duhet ta përjetojnë këtë lidhje në largësi. Kështu, pas disa pushimeve të bukura në muajin tetor me të dashurin atje, Anjeza pasi të mbyllë koncertet për Vitin e Ri në Shqipëri e Kosovë, do të udhëtojë sërish drejt Londrës në datën 13 janar për t’u takuar me të dashurin e saj.
Një dyshim për një lidhje të këngëtares atje lindi qëkur Anjeza postoi në Facebook një album fotografish të realizuar në Londër dhe të titulluar "Lovely Holliday". Edhe pse kanë dy vjet bashkë, duket që është një histori dashurie e fortë, përderisa po funksionon në distancë. Kështu, Anjeza, si një artiste me strategji, jo pa qëllim e ka titulluar "Love" këngën e saj të fundit si për të vulosur në moment të rëndësishëm në jetën e saj. Por jo vetëm në këtë rast Anjeza i këndon ndjenjës, pasi vitet e fundit i ka kënduar vazhdimisht dashurisë në konkurrimet e saj në festivale dhe po ashtu në klipe.

Anjeza Shahini
Love
[Teksti dhe Klipi]
(Express)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0