Anjeza Shahini Drejt Londrës Për Takuar Të Dashurin Anglez
27-1-2013
Një histori dashurie, që natyrisht çdokush do ta kishte dëshiruar. Këngëtarja e njohur Anjeza Shahini e mbylli vitin 2012 me një këngë me titullin "Love", dedikuar dashurisë së vërtetë që ajo po jeton me të dashurin e saj anglez, diplomatin Pol, i cili aktualisht jeton në Londër. Ajo këto ditë ka udhëtuar drejt Londrës, ku për të dytën herë shkon pranë të dashurit të saj të huaj, që deri tani ka preferuar ta mbajë sekret.
Anjeza ka njoftuar miqtë e saj në facebook me statusin; "Të dashur miq, do të jem për disa ditë jashtë kufirit, kështu që telefonat nuk do jenë funksionalë. Nëse ju duhet të më kontaktoni, më dërgoni një mesazh këtu në fb ose e-mail", por pa detaje të tjera. Gazeta "Panorama" para pak javësh botoi lajmin për lidhjen e saj me një diplomat anglez dhe tashmë ju sjell fotot e çiftit të realizuara këto ditë të qëndrimit të këngëtares në Londër. Anjeza është ftuar të këndojë në një koncert atje, duke u integruar në jetën artistike, ndërkohë që i ka konsideruar këto ditë jashtë Shqipërisë edhe punë edhe pushim pranë të dashurit të saj, prej dy vitesh. Këngëtarja dhe Pol kanë mundur ta mbajnë të fshehtë lidhjen e tyre prej dy vitesh, për shkak se Pol punonte pranë Ambasadës së Anglisë në Tiranë, dhe lajme të tilla për jetën private nuk do i shërbenin profesionit të tij. Tashmë prej pak kohësh ai është kthyer me punën në Londër dhe në këtë lidhje dashurie në distancë u duhet të udhëtojnë ai në Tiranë, dhe Anjeza në Londër. Historia e tyre ka nisur në Tiranë, ndërsa Anjeza këndonte "live" në një nga club-et e Tiranës, ku Pol argëtohej fundjavave. Për të, Anjeza ka qenë një nga këngëtaret e tij të preferuara, dhe ishte pikërisht ajo arsyeja pse ai frekuentonte të njëjtin lokal ku ajo këndonte. Më vonë hyri në bisedë me të dhe filluan të krijonin një lidhje të konsoliduar. Tashmë ata po jetojnë një histori të bukur, por që ende nuk kanë asnjë plan për ta celebruar me martesë. Kjo është hera e parë që 25-vjeçarja e njohur po deklarohet në një lidhje. Pushimet e para me Pol, Anjeza i bëri në tetor, për t’u rikthyer sërish atje më 13 janar të këtij fillimviti, pasi mbylli koncertet për Vitin e Ri në Shqipëri e Kosovë. Hamendësitë për një lidhje të saj lindën pasi Anjeza postoi në facebook një album fotografish të realizuar në Londër dhe të titulluar "Lovely Holiday". Edhe pse kanë dy vjet bashkë, duket që është një histori dashurie e fortë, përderisa po funksionon në largësi. Kështu, Anjeza, si një artiste me ide të qarta, jo pa qëllim e titulloi "Love" këngën e saj të fundit në Festivalin e Këngës në RTSH, ku u rendit e dyta, si për të dhënë indirekt një mesazh për këtë moment special të jetës së saj. Po ashtu në klipin më të fundit, në bashkëpunim me artistin gjerman Martin Kilger, Anjeza pranoi të bëhej protagonistja shqiptare me të cilën dashurohet një i huaj, një referencë nga historia e saj personale. Këngëtari Martin Kilger e ka këtë këngë pjesë të albumit të tij të katërt dhe një nga videot promovuese të tij është pikërisht ky klip me Anjezën, e cila këndon në gjuhën shqipe.

(Panorama)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0