TEKSTESHQIP

Anjeza Shahini, Planet Për Fejesë Me Diplomatin Anglez

20-5-2013
Anjeza Shahini, Planet Për Fejesë Me Diplomatin Anglez
‘Ndihem mire me te dashurin, fejesa eshte ne planet tona’

Edhe pse kengetarja Anjeza Shahini nuk ka pranuar te jape detaje per lidhjen e saj dyvjecare me diplomatin anglez, ajo eshte mjaftuar me nje pohim te sigurt: "Po, jam me dike qe e dua". "Panorama Plus" zbuloi e para lidhjen e saj dyvjecare me diplomatin anglez Pol, i cili aktualisht jeton ne Londer. Me pas u botuan fotot e tyre te para, duke shuar kuriozitetin e fansave te Anjezes, per te mesuar se ku ishte i dashuri i saj, nje i huaj qe nuk merret me artin. Ai ka qene nje fans i kengetares ndersa ajo kendonte "live" ne Tirane, dhe per kete arsye ishte ai qe shfaqi interes i pari per Anjezen. Pas ketij lajmi, Anjeza tashme ka vendosur te jape nje interviste televizive ne programin "Drejtperdrejt" ne TVSH, ku ka rrefyer detaje nga karriera e saj, duke u ndalur shume pak dhe ne lidhjen e perfolur. Pyetjes se moderatores se programit, Hygerta Sako, se si ishte e verteta e lidhjes, Anjeza iu pergjigj: "Po, jam ne nje lidhje dhe ndihem mire me te dashurin tim. Ndonjehere na kane bere dhe te fejuar, por dua te sqaroj se deri tani jemi thjesht ne nje lidhje, por fejesa eshte ne planet tona. Dhe, kur te ndodhe, do i qeras te gjithe me llokume", tha ajo duke qeshur.
Lidhja e saj me diplomatin Pol u mbajt per dy vite e fshehte deri ne fillim te ketij viti, kur Anjeza udhetoi drejt Londres, per te kaluar pushimet prane te dashurit per te dyten here atje. Kengetarja dhe Pol kane mundur ta mbajne sekret lidhjen e tyre prej dy vitesh, per arsyen se Pol punonte prane Ambasades se Anglise ne Tirane, dhe lajme te tilla per jeten private nuk do i sherbenin profesionit te tij. Tashme, ai eshte kthyer me punen ne Angli dhe ne kete lidhje dashurie ne distance u duhet te udhetojne ai ne Tirane dhe Anjeza ne Londer. Kjo eshte hera e pare qe 25-vjecarja, e njohur prej 10 vitesh ne muzike, po deklarohet hapur ne nje lidhje. Ne te njejtin program ne TVSH, ajo foli per punen e re ne Drejtorine e Krijimtarise prane Ministrise se Kultures, si dhe per nje klip te ri qe do te publikohet keto dite. Ne klipin e ri ajo kendon per kolonen zanore te filmit "Dashuria ne Bjeshket e Namuna" te regjisorit Ekrem Kryeziu. Premiera e filmit u shfaq ne kinema "Imperial" ne Tirane, Kosove e diaspore dhe Anjeza interpreton kengen e kompozuar nga Edmond Zhulali.
(Panorama)

Komente 0