TEKSTESHQIP

Anjeza Shahini Dashurohet Me Kulturën Britanike

8-12-2013
Anjeza Shahini Dashurohet Me Kulturën Britanike
Nuk ka folur shumë për njeriun e zemrës. Por, që është pikërisht ai i cili ia ka shpeshtuar udhëtimet drejt Londrës, nuk e ka mohuar. Bëhet fjalë për këngëtaren nga Shqipëria Anjeza Shahini. Kështu të paktën ka njoftuar këngëtarja, ndërsa ka treguar se Britania e Madhe është vendi të cilin e viziton më shpesh, për një arsye më shumë.
"Kam pasur fatin të udhëtoj shumë, në vende, me automjete dhe për arsye të ndryshme. Udhëtimet për koncerte janë sa stresuese ndonjëherë, aq edhe ekzaltuese të mbushura me emocion. Ato të pushimeve me familjen apo miqtë janë pak më të rralla, por realisht i dua shumë sepse janë shumë relaksuese. Ndërsa aktualisht udhëtimet më të shpeshta, janë ato drejt Britanisë së Madhe, të cilat i adhuroj, jo vetëm sepse aty me pret njeriu i zemrës, por edhe sepse çdo herë e më shumë prek me afër kulturën e admirueshme britanike", ka theksuar mes tjerash Shahini.


Komente 1