TEKSTESHQIP

“Magnet“, Një Projekt Mjaft I Suksesshëm Nga Anjeza Shahini

19-9-2014
“Magnet“, Një Projekt Mjaft I Suksesshëm Nga Anjeza Shahini
Këngëtarja Anjeza shahini ka pak kohë që ka publikuar videoklipin e saj më të ri me titull "Magnet". Në një rrëfim për teksteshqip.com këngëtarja e cilëson si mjaft të suksesshëm projektin, gjithashtu jep detaje mbi realizimin e tij.
TeksteShqip: Anjeza, keni publikuar para pak kohe videoklipin tuaj më të ri "Magnet". Na flisni pak më shumë rreth këtij projekti?

Anjeza Shahini: Magnet është një projekt i cili u nis rastësisht por me një qëllim të caktuar. Magnet quhej projekti i ri arkitetkturor i ndërtesës që shfaqet gjatë të gjithë videos, dhe nisur nga kjo bulze u inspirua kënga, teksti, video e gjithçka tjetër. Produksioni muzikor u realizua nga Mario Deda, Teksti këtë herë nga BigB asta, video u relaizua nga Entermedia, Stiluar nga LS, dhe për make up bashkëpunoj sërish me Besa Islami. Këtë herë është punuar shumë me baletin, të cilët ishin dhe interpretuesit e mesazheve që jepen gjatë këngës, dhe për këtë u kujdes koreografi Majlajdo Gala, djem e vajza të palodhur e të talentuar.
TeksteShqip: Sa gjatë u bë që punoni me këtë projekt dhe si doli si përfundim?

Anjeza Shahini: Kemi rreth 3 muaj në fakt që punojmë për këtë projekt, pasi ishte pak specifik si rast, duhet të përputheshin idetë, duhet të organizoheshin të gjithë në kohë të ndryshme, për më tepër që në stinë vere është shumë vështirë ti mbledhësh të gjithë, pasi artistët ose pushojnë ose punojnë atë periudhë. Ndërtesa Magnet, ku u bënë xhirimet gjithashtu duhej së pari të përfundonte!
TeksteShqip: Videoklipi është mjaft interesant, punuar nga një produksion kosovar? Si lindi ideja për bashkpunim?

Anjeza Shahini: Për sa i përket përzgjedhjës së Entermedias kemi qenë të gjithë një zëri, pasi i përshtatej mjaft mirë stilit në të cilin donim të vinim me këtë këngë dhe besoj që Entermedia ka kapacitet të mjaftueshëm për të realizuar edhe ato ide që duken të parelizueshme.
TeksteShqip: Sa mendoni se ka arritur suksesin e duhur deri tani kënga?

Anjeza Shahini: Ka kaluar një javë që nga publikimi i këngës, dhe duket që interesi ka qenë i madh dhe urimet gjithashtu kanë qenë të shumta, por matësi i një suksesi nuk mund të jetë sigurisht kjo formë, suksesi shihet në kohë dhe nëse ne kemi bërë një punë të mirë, këtë do e vërtetojë publiku në kohë.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Komente 0