TEKSTESHQIP

Ard Gashi
Nana
Lyrics

Mall për nanën e shikoj hanën,
veç hana m’bon dritë.
Në zemër t’ndiej afër e, larg nga kjo vatër,
mërzi, që shpirtin po ma fik.

T’kisha mujt me të thirr ty n'emër,
veç ni herë me ma shnosh zemrën.
Ajo erë që ma kujton fmininë.

Shpirti jem me ta ni zanin,
edhe ni herë me m’pas ti tanin.
Hyjni, që ma mësove dashninë.


Larg prej teje ndiej uri dhe etje,
o dritë e diell që s’perëndon.
Fjalët e para për ty unë i pata,
fjalët e fundit s't'i them dot.

T’kisha mujt me të thirr ty n'emër,
veç ni herë me ma shnosh zemrën.
Ajo erë që ma kujton fmininë.

Shpirti jem me ta ni zanin,
edhe ni herë me m’pas ti tanin.
Hyjni, që ma mësove dashninë.

Hana del e unë rri vetë,
edhe lotët m'u kan tretë.
Se pa ty unë jom mërzit',
ma as hana nuk m’bon dritë

Hana del e unë rri vetë,
unë i vetëm në kurbet.
S'ka mo jetë, jetë e shkretë
Jetë e shkretë...

Mall për nanën e, shikoj hanën.
Veç hana m’bon dritë...
INFO
Nuk mund të ishte ndryshe, ndaj projekti muzikor është lansuar në tregun e gjerë të muzikës i ilustruar shumë bukur edhe me klip muzikor, i cili është krijuar nga XL Films. Ky videoklip u publikua më 6 Mars 2024. Për muzikën e këngës kanë punuar në bashkëpunim kompozitorët Ard Gashi & Mirdon Pacolli, ndërsa autorë të fjalëve të tekstit janë Ard Gashi & Uki Latifi.
Rryma muzikore:
Pop
Renditja:
Top 200