Ardian Bujupi Nuk Arrestohet, Nis Koncertet Në Kosovë
13-7-2013

Ka qenë koncerti i parë për këtë verë në Ferizaj dhe ka pasur plot e plot publik, megjithëse sipas disa mediave ai ka qenë i arrestuar dhe i kërkuar nga policia gjermane sepse kishte rrahur keq një djalosh në një mbrëmje në Frankurt. I gjithë ky lajm, që siç duket nuk rezultoi i vërtetë, i referohet këngëtarit Ardian Bujupi, i cili nga doganat e policisë ku çdo shtetas kontrollohet dhe kalon, ka udhëtuar nga Gjermania për në Kosovë, ku ka nisur turin e koncerteve edhe për këtë sezon veror, e ku nuk janë të pakta ditët që do t’i duhet të udhëtojë sa nga një qytet në tjetrin. Kur lajmi se ai ishte përfshirë në këtë rrahje sikur mori dhenë, dikush në statusin e miqve të tij kishtë shkruar "Po ai nga Drenica është me origjinë, e kështu bëjnë drenicakët". Por, në fakt, ky lajm fatmirësisht nuk ishte i vërtetë, pasi nëse do të rezultonte i tillë, ai nuk do të vinte në Kosovë.
(Panorama Plus)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
Shën Shtjefni, Protomartir
Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0