Ardian Bujupi U Këndon Ushtarëve Gjermanë Të Kfor-It
23-9-2014

Që nga viti 2011 kur në shoun e madh gjerman për bulimin e talenteve të reja "DSDS" kishte zënë vendin e tretë, këngëtari shqiptaro-gjerman Ardian Bujupi është bërë pjesë e skenës muzikore gjermane dhe shqiptare. Në veçanti ndër shqiptarët Ardiani gëzon një simpati të madhe.
Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, këngëtari i ri ka shfrytëzuar rastin për të vizituar ushtarët e Bundesverit gjerman të stacionuar atje në kuadër të KFOR-it, në Prizren.
Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, këngëtari i ri ka shfrytëzuar rastin për të vizituar ushtarët e Bundesverit gjerman të stacionuar atje në kuadër të KFOR-it, në Prizren.

Vizita nga atdheu, nga Gjermania, për ushtarët e Bundesverit përbente një freskim të mirëseardhur të përditshmërisë së kazermës.
Ardiani ka biseduar me ushtarët, është pritur nga vetë komandanti i kampit dhe në fund edhe ka darkuar me ushtarët. Por për fund ai ka bërë atë që pritej më shumë nga ai: ka mbajtur një koncert, shkruan erdberlounge.de. Pos këngëve të veta (edhe hitin më të ri "Boom Raka Tak") këngëtari simpatik ka kënduar edhe këngë të këngëtarëve të njohur botërorë e gjermanë si Michael Buble, Xavier Naidoo etj.

"Vizita për mua ka qenë një përjetim shumë special dhe emocionues. Ushtarët e KFOR-it deri më tash kanë bërë shumë për vendi tim dhe unë gëzohem që me muzikën time t`ua kthej një pjesë nga mirënjohja", ka thënë Bujupi me këtë rast.
(Telegrafi)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0