TEKSTESHQIP

Ardian Trebicka
S'ma Fal Dashurine
Lyrics

Te derdhen floket si nje ujevare
Arome kafeje puthjet e tua
Ti ngre mbi gjunje fundin e gjate
Dhe merr nje valle vetem per mua

E di qe mendjen ti do ma prishesh
E prape me endje te rri une prane
Te ze me duar kur ti me iken
Si shpend i eger neper savane

Ti heq nga trupi rroben e kuqe
Ne nate e fsheh lakuriqesine
Duke me qeshur m'i jep ti puthjet
Por nuk ma fal jo dashurine